Flash

Basha thirrje policisë: Mos zbatoni urdhrat e paligjshëm të Ramës

Lapsi.al 24 November 2018
Basha thirrje policisë: Mos zbatoni urdhrat e paligjshëm të

Banorët e zonës se “Astirit” janë mbledhur pasditen e së shtunës në ditën e 21-të të protestës. Protesta e banorëve u mbështet edhe nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha. Në një deklaratë për mediat, Basha tha se projekti për Unazën e Madhe të Tiranës është një aferë, ku sipas tij, një centimetër kushton 2 mijë euro ndërsa i bëri thirrje policisë të mos bëhet vegël e qeverisë.

“Ligjet garantojnë transparencë. Jemi para një afere. Jemi në mbështetje të tyre dhe të shtëpive të tyre. Edi Rama duhet t’i vejë gishtin kokës. Afera është e qartë, 40 milionë euro, 2 mijë euro për cm. Po vidhen shqiptarët nga PPP. Vjedh 40 mln euro për të mbushur thasët. Ky është projekt i agait të Surrelit. Jemi në krah të banorëve. Rama po keqpërdor policinë. Të mos bëhet vegël policia. Policët të mos dalin kundër ligjit” – tha Basha.

Për projektin e Unazës së Madhe parashikohet që të prishen 317 objekte, 163 prej të cilëve janë në proces legalizimi dhe do të skualifikohen dhe 123 janë me vërtetime pronësie.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI