Flash

Arrestohet në Tiranë 42-vjeçari i kërkuar në Itali

Lapsi.al 24 November 2018
Arrestohet në Tiranë 42-vjeçari i kërkuar në Itali

Një 42 vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi drejt Italisë është arrestuar në Tiranë.

Shërbimet e D.V.P. Tiranë në bashkëpunim me Zyrën Kombëtare të Interpolit kapën dhe arrestuan përkohësisht shtetasin Besnik Bungaja (alias Besnik Leka, alias Astrit Leka), 42 vjeç, banues në Tiranë.

"Ky shtetas është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Napolit/Itali ka vendosur ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë arrest me burg për veprat penale “Pjesëmarrje në grupe kriminale” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”, parashikuar nga nenet 81, 110, 3, nr.4, 5, 6, 7, y, 8 neni 75/58, neni 600 të Kodit Penal Italian," informon policia e Tiranës.

Veprimet e mëtejshme në lidhje me këtë shtetas do të kryhen nga Zyra Kombëtare e Interpolit.

Të këshilluara

Lëkundje tërmeti në Shkodër

Pothuajse çdo ditë Shqipëria vijon të goditet nga tërmetet. Sipas Institutit të Gjeoshkencave lëkundja më e fundit ka ndodhur mëngjesin e sotëm, me epiqendër...

08:47

Moti, sot rikthehen reshjet e shiut

E shtunë,  24 nëntor:  moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura ku në zonën veriperëndimore do të shoqërohen me reshje të pakta shiu në pjesën e dy...

07:55

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI