Flash

Unë nuk jam me banorët e Unazës së re

Lapsi.al 23 November 2018
Unë nuk jam me banorët e Unazës së re

Problemi dhe dhimbja e rreth 2000 banorëve që qeveria ka vendosur t’u prishë në mënyrë harbute shtëpitë po zë një vend të ekzagjeruar në debatin rreth asaj që po ndodh me Unazën e re. Sa falë qëndresës së tyre tre javore, dhunës që kanë hequr mbi kurriz, po aq edhe prej një taktike perfide të qeverisë, çështja po zhvendoset tek dilema se a duhen dëmshpërblyer 100% ata.

Opinioni është ndarë në dysh mes moralit dhe të drejtës ligjore që kanë pronarët e 317 ndërtesave, mbi trojet e zaptuara dy dekada më parë.

Nga njëra anë, Rama po i fryn borive të urrejtjes kundër rrëmbyesve profesionistë si Ramazani, Pali, Gjovalini të cilët kërkojnë të grabisin fondin e pagave të mësuesve dhe infermierëve.

Nga ana tjetër, kundërshtarët e tij citojnë legjistacionin europian dhe të drejtat e njeriut që bën përgjegjës shtetin që i ka lejuar ndërtimet informale.

Natyrisht, argumentimi i dytë duket më bindës, më logjik dhe me human, por pavarësisht nga kjo, debati rreth fatit dhe hallit të tyre është vetëm një pjesë e vogël e asaj që po ndodh tek Unaza e re.

Ai është i ngjashëm pak a shumë me protestën e aktorëve që u ngritën në fillim të gjithë së bashku për mbrojtjen e godinës së teatrit. Ai krahasohet, po ashtu me protestën që bënë qytetarët e Kukësit për të kundërshtuar vendosjen e traut në rrugën e kombit.

Por sikurse e pamë, qeveria u zbyth, i uli taksën dhe banorët e Kukësit u qetësuan. Erion Veliaj e hapi qesen, i shtoi qokat dhe arriti t’i përcajë aktorët.

Por, pavarësisht se një pjesë e protagonistëve të këtyre revoltave qytetare ndryshuan kahje, problemi i koncesionit të rrugës së kombit dhe ai i kullave që do ndërtohen pas teatrit mbetet po aq skandaloz.

Me të njëjtën analogji edhe sot gjithsejcili mund të pyesë: po nëse banorët dëmshpërblehen 100%, a mbyllet skandali i Unazës së re?

Natyrisht që jo.

Sepse në këtë debat më i rëndësishëm se fati tragjik i 2000 të ardhurve në Tiranë, që po i nxjerrin përdhunshëm nga shtëpitë, është grabitja 40 milionë euroshe që po i bëhet të gjithë shqiptarëve së bashku.

Njësoj si rruga e kombit apo si teatri, Unaza e re është një histori vjedhjeje.

Ajo është historia e një projekti që i’u “dhurua” qeverisë nga një kompani (Victoria Invest) që më pas fitoi ¼ e milionave të akorduara. Ajo është historia e pranimit pa kontestime të këtij projekti, pa i llogaritur kostot, pa oponencë dhe pa bërë konsultime publike. Ajo është historia e një tenderi të paracaktuar, ku një tjetër kompani, Vëllezërit Hysa u paraqit në mënyrë fiktive në garë, sa për ta bërë atë të vlefshme, po pa dorëzuar fare ofertë.

Majftojnë këto, edhe pa hyrë në llogaritë e kostove të çmendura, 20 milionë për KM rrugë, për të kuptuar se këtu kemi të bëjmë me një skemë grabitqare. Me një vjedhje që i kapërcen kufinjtë e imagjinatës.

Sado e dhimbshme njerëzisht, e padrejtë ligjërisht dhe harbute politikisht të jetë ajo që po i ndodh banorëve, kjo tragjedi nuk mund të shndërohet në kryefjalën e aferës “Unaza e re”. Fatkeqësisht viktimat e saj janë vetëm efekti kolateral i një grabitjeje që po u bëhet 3 milionë shqipatëve. Prandaj ata mund të falenderohen se shërbyen si lakmuesi që bënë të duket ky skandal, por protesta kundër tij, tani nuk mund të fokusohet vetëm tek halli i 317 shtëpive (Sepse edhe po të imagjinojmë se ai zgjidhet, vjedhja mbetet). Më shumëse po tyre, ajo duhet fokusuar kundër hajdutëve.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Çfarë po blen Erjon Velija me Unazën e Re

Brenda dramës së madhe që po luhet këto ditë të ftohta me banorët e dëshpëruar të Unazës së Re, ka edhe një dramë tjetër të vogël, personale, e cila përditë e m...

10:26

Për sa shiten opozitarët Ramës?

Menaxhimi i padinjitetshëm që Ilir Meta i bëri “krisjes” institucionale për çështjen Lleshi ka hedhur edhe njëherë hije të forta dyshimi për parimësinë e qëndri...

16:56

Parisi, njohja e dinjitetit të Kosovës

Një rrëfim i pasigurisë politike po e bën Kosovën të damkosur dhe të papërgjegjshme. Kjo gjuhë po e bën popullatën më të pjekur politikisht sesa elita e saj pol...

19:49

Sandër Lleshi si një PPP banale

Pavarësisht se u mvesh me petkun hijerëndë të një debati konstitucional, ajo që përplasi Ramën me Metën po rezulton të ketë qenë një akt banal i rilindjes. Ajo ...

16:53

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI