Flash

Rama: Opozita po përdor protestat e të tjerëve se nuk më mund dot vetë

Lapsi.al 23 November 2018
Rama: Opozita po përdor protestat e të tjerëve se nuk më

Kryeministri Edi Rama thumboi opozitën i ftuar në studion e emisionit “Java” në RTSH. Kreu i qeverisë u pyet për protestën e Unazës së re dhe tha se ajo po përdoret politikisht nga opozita.

“Opozita u fokusua te Teatri. Por Ndrenika dhe gjithë të tjerët u ulën me bashkinë dhe gjetën gjuhën e përbashkët. Më pasi opozita filloi ato studiot kinematografike me Babable dhe e pamë si shkoi. Tani i ka dalë një shesh për të protestuar. E kanë thënë vetë që Ramën nuk e mundin dot me votë dhe ndaj duan që të fitojnë me gjëra të tjera” – tha Rama.

Ai u kritikua për mënyrën se si policia e kishte përgatitur protestën duke përdorur policet femra nuk një protestë të tensionuar, por Rama tha se asgjë nuk është bërë gabim.

“Vendosja e vajzave është një vijë që ka funksionuar ku protesta nuk ka pasur qëllime për të kaluar në mjete të dhunshme. Ajo që ndodhi dje ishte krejt tjetër. Unë fola me të dhe asaj i ka rënë kapsolla në qafe dhe i ka ngelur midis shallit dhe kokës. Për fat të mirë ajo e ka ndjerë dhe e ka hequr me dorë, por në atë moment i ka shpërthyer. Nëse do t’i kishte plasur afër kokës sot, larg qoftë do të ishim në funeralin e saj” – tha Rama.

Të këshilluara

Aksident në Elbasan, plagosen dy të rinj

Një aksident është regjistruar sot në aksin rrugor Peqin-Elbasan, ku për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ndodhi në fshatin Murras. Burime zyr...

18:46

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI