Flash

Rama flet për Veliajn, Dakon dhe Sejdinin: Basha pret t’ja çojnë pushtetin te SHQUP-i

Lapsi.al 23 November 2018
Rama flet për Veliajn, Dakon dhe Sejdinin: Basha pret t’ja

Kryeministri Edi Rama është pyetur në emisionin “JAVA” në RTSH nëse do të rikandidojë në zgjedhjet vendore 3 nga kryebashkiakët më të përfolur të Partisë Socialiste, Erion Veliajn, Vangjush Dakon dhe Qazim Sejdinin. Por Rama e ka shmangur përgjigjen për emrat e tyre duke folur mirë për Fierin dhe Vlorën.

"Kemi një numër kryetarësh bashkie që meritojnë respekt. Ka një numër prej tyre që e kanë merituar me punë respektin tonë. Unë mendoj që shumë njerëz që na kanë votuar nuk mendonin që do të ndodhnin këto ndryshime në shumë qytete të Shqipërisë. Për shembull në Fier. Është komplet një tjetër gjë sot.

Lumi i Gjanicës, nuk kaloje dot, binte erë e përmbytej. Ne aty kemi prishur godina, dhjetëra godina. Janë dëmshpërblyer ata që i kishin me letra, dhe nuk pati protestë si ajo sot. Unë mendoj që të gjitha qytetet janë transformuar por Fieri, Vlora...ki parasysh, nuk e kanë menduar. Më tha njëri aty te Lungomarja, “ta kisha ditur kështu nuk ta jepja votën. Tani na nxore gratë nga shtëpia, rrinë te Lungomarja”.

Kryeministri u shpreh i bindur në fitoren e zgjedhjeve lokale duke mos e kursyer ironinë për kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

“Ai mendon të rrijë në karrigen që është derisa një arsye natyrale që unë iki nga karrigia ime dhe të më zërë vendin. Larg qoftë që unë të rri përjetësisht në këtë detyrë dhe të bëhem si Saliu, por ai shpreson mos më ndodh gjë natyrale mua. Ai pret që t’i vijë pushteti te SHQUP-i. Ky është ndryshimi mes tij dhe Saliut. Atë vetëm e kanë vënë në një detyrë. Atë e morën e vunë një herë aty, pastaj atje dhe tani e kanë vënë aty ku është. Aty ai pret që kur do iki unë dhe të vijë ne vendin tim” – tha Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Elbasan, plagosen dy të rinj

Një aksident është regjistruar sot në aksin rrugor Peqin-Elbasan, ku për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ndodhi në fshatin Murras. Burime zyr...

18:46

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI