Flash

FOTO/ Ambasada turke zbulon pa dashje si funksionon zyra e propagandës e Edi Ramës

Lapsi.al 23 November 2018
FOTO/ Ambasada turke zbulon pa dashje si funksionon zyra e propagandës e

Ambasada turke në Tiranë shpërndau disa foto teksa efektivja e forcave “Shqiponja” Ina Nuku u nis për mjekim të specializuar në Turqi pas dëmtimeve në dorë që mori nga një kapsollë në protestën e banoreve të Unazës së Re para parlamentit. Për të përcjellë policen e lënduar u angazhua personalisht edhe vetë ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Por fotot e publikuara nga ambasada e Turqisë zbuluan se si funksionon zyra e propagandës së kësaj qeverie. Në aeroportin e Rinasit u panë edhe disa punonjës të zyrës së shtypit të kryeministrit si fotografja Erjona Çami, një nga specialistët Daniel Dudushi dhe një kameraman, por për çudi asnjë gazetar profesionist. Televizionet dhe gazetat në këtë vend tashmë kanë burim kryesor ERTV-në.

Tashmë edhe për një ngjarje banale nuk lejohet asnjë gazetar, por është vetëm zyra e propagandës që paguhet nga taksat e shqiptarëve që e servir sipas variantit të saj edhe këtë moment. ©LAPSI.al

46506090_2322658091095479_8395000302905851904_n

46511092_2322658034428818_8781569719145594880_n

Ina Nuka

 

Të këshilluara

Aksident në Elbasan, plagosen dy të rinj

Një aksident është regjistruar sot në aksin rrugor Peqin-Elbasan, ku për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ndodhi në fshatin Murras. Burime zyr...

18:46

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI