Flash

Enigma/ Po Basha ç’pati me ndërkombëtarët?

Lapsi.al 23 November 2018
Enigma/ Po Basha ç’pati me ndërkombëtarët?

Lulzim Basha sot ka nxjerrë në foltore mitrolozin e rëndë për të goditur me breshëri, mbi ndërkombëtarët e Tiranës, mbi intelektualët që heshtin, mbi shoqërinë civile që mbyll sytë dhe mbi disa media që janë bërë njësh me hajdutët.

“Kam një pyetje për organizatat ndërkombëtare që financohen me paratë e taksapaguesve të Europës dhe gjithë botës, të cilët lejojnë vjedhjen e hapur duke shkelur çdo standard të mirëqenë të mirëqeverisjes dhe të shtetit lidhor. Ku jeni? Për çfarë paguheni? Për çfarë pune jeni këtu? Për të bërë pasarela, për të ngrënë e të pirë në restorante të shtrenjta, për të na treguar se sa e mirë është cilësia e verës shqiptare” tha ai duke nënvizuar se kjo heshtje i bën të pabesueshëm dhe bashkëfajtorë në sy të shqiptarëve.

Rrebeshit të tij nuk i shpëtuan as mediat “të cilat janë bërë pjesë e propagandës qeveritare” as edhe “ata anëtarë të shoqërisë civile dhe intelektualë që mbulojnë ose heshtin kur vidhet në mënyrë brutale çdo gjë dhe shkelen të drejtat e njerëzve nga një qeveri bandite”.

Po ti shikosh konstatimet e Bashës ato ngjajnë të vërteta. Si gjithmonë ndërkombëtarët luajnë rolin e arbitrit të anshëm, shoqëria civile pret ndonjë fond, ndërsa intelektualët, nëse vërtet ka të tillë, heshtin prej kohësh.

Por, problemi është se Basha u bë e disata herë që e kërkon reagimin gjithmonë përtej vetes, tek mediat që nuk e mbështesin, tej diplomatët që i hanë hakun, tek qytetarët që nuk i mblidhen. Dhe në fund ky është një lloj këndvështrimi që justifikon shprehjen edhe unë s’kam ç’bëj më tepër, i kam të gjithë faktorët kundëër, njësoj si ç’tha kur tradhëtoi çadrën: “më detyruan të huajt”.

Por, përpos kësaj ka dhe një mënyrë tjetër të të parit të gjërave: Që Basha ti bëjë pyejen vetes: A jam i besueshëm për të goditur koncesionet e Ramës, pa dënuar më parë ato të qeverisë Berisha? A më marrin seriozisht kur shigjetoj oligarkët, pa ndërprerë marrdhëniet e qiramarrjave me ta? A më shohin ‘të këqinjtë” si kërcënim, kur unë kam frikë të hedh hapin e fundit?

Meqë Basha i lëshoi këto akuza me rastin e protestave të banorëve të unazës së re, që treguan se ishin gati të hidhnin dhe shashka e të shkonin edhe në qeli, si rrugë e vetme për të mbrojtur të drejtën e tyre, mos vallë duhet dhe ai ti bëjë pyetjet e vetes: a jam edhe unë i gatshëm të riskoj gjithçka për të arritur atë që kërkoj? A jam në gjendje të vetësakrifikohem për të mbrojtur idetë e mia?

Pa i dhënë përgjigje këtyre pyetjeve, as ndërkombëtarët nuk do ta marrin seriozisht, as shoqëria civile nuk do të shkundet, as oligarkët që vjedhin me Ramën nuk do të tremben dhe as mediat nuk do ti kthejnë vëmendjen. Po kur herë tjetër të anatemojë gjithkënd si sot do të ngrenë supet të çuditur: “Po ky ç”pati”?

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

Me sytë katër

PAPARAZZI