Flash

Dolce & Gabbana kërkojnë falje për fyrjet ndaj popullit kinez dhe kulturës së tyre (VIDEO)

Lapsi.al 23 November 2018
Dolce & Gabbana kërkojnë falje për fyrjet ndaj popullit kinez

Stilistët Stefano dhe Domenico kanë kërkuar falje publikisht për fyrjet e përdorura ndaj popullit kinez dhe kulturës së tyre.

Reagimi erdhi pasi kinezët nisën të hidhnin në plehra mallrat e markës Dolce & Gabbana si dhe të hiqnin nga vitrinat e dyqaneve të gjitha ato produkte që mbanin emrin e saj.

Stefano debatoi me komentuesen Michaela Tranova në Instagram, bisedat me të cilën përmbanin fyerje të mëdha të tipit “Shtet m*ti”, “Mafia injorante kineze që mban erë të keqe” apo “kinezë që hanë qen”.

Kjo shkaktoi një furtunë reagimesh në mesin e popullsisë kineze, të cilët janë edhe blerësit më të mëdhenj të Dolce & Gabbana.

Situata e krijuar i detyroi dy stilistët që të kërkonin falje publike përmes një videoje të publikuar këtë të premte, drejtuar popullit kinez dhe dashurisë që kanë për kulturën e tyre.

“I kërkojmë ndjesë popullit kinez në mbarë botën. Gjithmonë kemi qenë të çmendur pas Kinës, e kemi vizituar shpesh. kemi qenë në shumë qytete. E duam kulturën tuaj”.

Video u mbyll me një ndjesë mjaft prekëse nga dy stilistët, në gjuhën kineze.

Marka u përball me kritika të gjera pas një fushate reklamuese, e cila paraqiste një modele kineze që përpiqej të hante gatimet italiane si pica dhe cannoli me shkopinj. Videoja shkaktoi mjaft debat për mënyrën sesi përshkruheshin kinezët.

Të këshilluara

Hidhet në gjyq Morena Taraku, nuk ju bind...

Të mërkurën në Gjykatën Themelore në Ferizaj, dega në Kaçanik, është mbajtur shqyrtimi fillestar ndaj Morena Tarakut, e akuzuar për pengim të personit zyrtar në...

18:44

ide

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI