Flash

Basha sulmon ndërkombëtarët: Hani e pini në restorante të shtrenjta. Pse nuk reagoni për shembjet te Astiri?

Lapsi.al 23 November 2018
Basha sulmon ndërkombëtarët: Hani e pini në restorante

Lulzim Basha akuzoi organizatat ndërkombëtare në Shqipëri se nuk reagojnë për protestën e qytetarëve të zonës së Astirit dhe sipas tij po lejojnë vjedhjen e Edi Ramës.

Sipas Bashës, me heshtjen e tyre këto organizata bëhen bashkëfajtore.

Kam një pyetje për organizatat ndërkombëtare që financohen me paratë e taksapaguesve të Europës dhe gjithë botës, të cilët lejojnë vjedhjen e hapur duke shkelur çdo standard të mirëqenë të mirëqeverisjes dhe të shtetit lidhor. Ku jeni? Për çfarë paguheni? Për çfarë pune jeni këtu? Për të bërë pasarela, për të ngrënë e të pirë në restorante të shtrenjta, për të na treguar se sa e mirë është cilësia e verës shqiptare? Ja ku e keni mirëqeverisjen, reformën në drejtësi. Një kryeministër harbut, hajdut, që shkel kushtetutë e shkel ligjin. Pse heshtni? Heshtja ju bën bashkëfajtor dhe të pabesueshëm në sytë e shqiptarëve”– tha Basha.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI