Flash

Basha: Projekti i Ramës tek Unaza e Re megavjedhje, 2 mijë euro për 1 cm rrugë

Lapsi.al 23 November 2018
Basha: Projekti i Ramës tek Unaza e Re megavjedhje, 2 mijë euro

Projektin e Unazës së Re, nga mbikalimi tek pallati me shigjeta deri tek 'Shqiponja', Lulzim Basha e cilësoi megavjedhje. Për kryedemokratin, autor i kësaj megavjedhjeje është Edi Rama.

Basha përshkroi mënyrën korruptive të tenderimit të këtij projekti, si dhe bëri një krahasim me çmimet e ndërtimit të autostradave në BE dhe SHBA.

“Le ta nisim me vjedhjen rekord, 2 mijë euro për 1 cm të kësaj rruge. Ky është çmimi me të cilin Edi Rama po vjedh paratë tuaja. Si po e bën këtë? Së pari e gjithë skema e tenderimit është korruptive, nuk ka pasur garë. Një projekt është adaptuar nga ARRSH e cila gjoja ka hapur tender dhe në fund mbetet e vetmja ofertë. Shkelet çdo ligj dhe ligji i parë që shkelet është ligji i prokurimeve. Kjo nuk mund të ndodhë vetëm në kokën e drejtorit të ARRSH i cili do japë llogari para ligjit. Kjo ndodh sepse në vjedhje është përfshirë Edi Rama. Hajduti që ka shkelur ligjin e prokurimeve është Edi Rama. Shumë rekord për Europën dhe ndoshta dhe SHBA-të ku çmimet e autostradave janë nga 5 deri në 8 herë më të ulëta. Ky është një projekt megavjedhje, megahajdutërie me Edi Ramën autor. I gjithë procesi i prokurimit është bërë u miratuar ligji”, u shpreh Lulzim Basha në një deklaratë për mediat nga selia blu.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI