Flash

Përplasje me armë pranë kufirit, policia greke vret një shqiptar

Lapsi.al 22 November 2018
Përplasje me armë pranë kufirit, policia greke vret një

Policia greke ka vrarë një shqiptar. Dyshimet e para janë që ai po transportonte drogë pranë kufirit, por ende nuk dihen rrethanat.

Burime të Lapsi.al bëjnë me dije se shqitari është vrarë në zonën e Sopikut, pranë kufirit, ndërsa edhe një polic grek është i plagosur.

Mësohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes policisë dhe trafikantit. Ende nuk dihet emri i shqiptarit të vrarë në kufirin e gjelbër.

Sipas mediave greke, efektivët e policisë po zhvillonin një aksion kundër një grupi që dyshohet se posedonte lëndë narkotike. Nga informacionet e shtypit grek, bëhet fjalë për një grup shqiptarësh që trafikonin drogë. Sapo vunë re makinat e policisë, ata qëlluan me armë ndaj policisë. Nga shkëmbimi reciprok i zjarrit, mbeti i vdekur një shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Po kështu, u plagos lehtë në dorë një polic grek.

Nuk ka informacion nëse është konfiskuar lëndë narkotike gjatë këtij operacioni. Ndërkohë aksioni është ende duke vazhduar, shkruajnë mediat greke, për të arrestuar personat e tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI