Flash

Krahasimi/ Tri arsye që përligjin dhunën ndaj policisë

Lapsi.al 22 November 2018
Krahasimi/ Tri arsye që përligjin dhunën ndaj policisë
Përshkallëzimi i protestës së banorëve të Unazës së re, i cili përfundoii me 12 policë të plagosur, disa prej të cilëve rëndë dhe me dhjetra të arrestuar, po fokusohet nga propaganda e pushtetit si një shkelje e vijës së kuqe që ngriti dorën ndaj uniformave blu. Ashtu sikurse është zakon, ministri i sapoemëruar Lleshi, shkoi të takojë trupat e tij të lënduara, ndërsa kryeministri postoi në Twitter: “Dhuna ndaj policëve në emër të paligjshmërisë, s’do tolerohet!”. Dhe këtu qëndron në fakt problemi: A ishte ajo që ndodhi sot në kuvend një akt dhune në emër të paligjshmërisë? Ashtu sikurse Rama, shumë spektatorë të jashtëm thonë se s'mund të mbrohen ata që bllokojnë rrugët dhe godasin policët në emër të shtëpive që kanë ngritur në mënyrë të paligjshme. Por shumë pak janë ata që bëjnë pyetjen: A ka moral t'ua prishë ato një qeveri që ka ndarë me klientët e saj 40 milionë euro (19 milion për kilometër) në mënyrë edhe më të paligjshme? Lexo më tej:

Protesta e unazës/ Si doli në pah një vjedhje gjigande

A ka moral Edi Rama që thotë se nuk mund të marri paratë e taksapaguesve, mësuesve, mjekëve, spitaleve dhe shkollave për të dëmshpërblyer ata që kanë ngritur biznese pa leje, ndërkohë që ai nuk pyet për asnjë nga këto kategori, kur i fal Viktorias, Salillarit dhe Bibës miliona euro pa tender. Krahasimi i çmimeve te Unaza e re/ Rama kapet me duar brenda thesit 40 milionësh Për këto arsye dhuna ndaj një policie që mbron grabitësit e tenderave dhe ndëshkon kundravajtësit individualë është po aq e përligjur sa: 1) Dhuna ndaj policisë në '90- '91, kur ajo u bë mburoja e një regjimi që donte të vazhdonte të vriste. 2) Dhuna ndaj policisë në ‘97, kur ajo u vu në shërbim të mbrojtësve të piramidave dhe burgosësve të opozitës. 3) Dhuna ndaj policisë në 21 janar 2011, kur ajo i shërbeu një pushteti që “vidhte Shqipërinë për të vjedhur vota dhe vidhte vota për të vjedhur Shqipërinë”. Si sot, edhe në tre rastet e mësipërme, në pikpyetje nuk është vetëm morali i atyre që sulmojnë, por mbi të gjitha, morali i qëndrimit të uniformave blu që shkon në sens të kundërt me moralin e shumicës që e paguan me taksat e saj. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI