Flash

Itali/ Kapet i riu shqiptar dhe partnerja e tij me mijëra euro kokainë

Lapsi.al 22 November 2018
Itali/ Kapet i riu shqiptar dhe partnerja e tij me mijëra euro kokainë

Një shqiptar 30-vjeçar përfundoi në pranga e karabinierëve në Gualdo Cattaneo pasi u kap me kokainë.

Policia ndaloi një makinë të drejtuar nga shqiptari me iniciale G. R., me banim në Foligno, i cili u gjet në posedim të 16 gram kokainë. Pas kësaj, policia zhvilloi një kontroll në shtëpinë e tij, ku ndodhej partnerja 30-vjeçare italiane me iniciale A. F.

Atje janë gjetur edhe 235 gram kokainë, e ndarë në doza dhe e gatshme për t'u vendosur në treg. Gjithashtu, janë gjetur materiale për prerjen e kokainës, dy peshore elektronike si dhe 200 euro.

Policia ka konstatuar se sasia e kokainës së sekuestruar është e mjaftueshme për të prodhuar rreth 950 doza, të cilat nëse do të shiteshin në treg do t'i kishin sjellë shqiptarit 75.000 euro.

Prokuroria Publike e Spoletos, e cila koordinoi hetimet, urdhëroi arrestimin shtëpiak për shqiptarin, përgjegjës për posedimin e drogës, ndërsa edhe gruaja akuzohej për të njëjtën vepër penale.

Të këshilluara

Dhunohen gjatë natës disa mjekë në QSUT

Ministria e Shëndetësisë thotë se gjatë natës së kaluar  familjarët e një pacienteje kanë dhunuar mjekët dhe infermieren e turnit në Urgjencën e Sëmundjeve të B...

14:01

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI