Flash

Gjyqtari me kunatin e dënuar për trafik droge i shpëton vettingut

Lapsi.al 22 November 2018
Gjyqtari me kunatin e dënuar për trafik droge i shpëton vettingut

Enton Dhimitri, gjyqtari i Apelit në Gjirokastër i ka shpëtuar vettingut. Sot KPK ka vendosur rikonfirmimin e tij në detyrë. Trupa gjykuese përbëhej nga Pamela Qirko, Genta Tafa dhe Xhensila Pine. KPK ka konstatuar se gjyqtari Dhimitri ka bërë deklarim të saktë pasurisë dhe ka qenë bashkëpunues gjatë procesit të hetimit. .

Enton Dhimitri ka automjet të blerë në 2011 kundrejt shumës 13900 euro, ndërsa burimet për blerjen e saj cilësohen të ligjshme. Gjithashtu gjyqtari Enton Dhimitri ka një apartament 93 m² në Gjirokastër me vlerë 4 milionë lekë.

Në seancën e një dite më parë u evidentua fakti se ai kishte fshehur faktin që kunatin e ka të dënuar për trafik droge në Greqi. Kjo u pa si një shkak për t'u penalizuar nga KPK, por vendimi i sotëm ishte i ndryshëm. Enton Dhimitri është njëkohësisht kandidat për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. 

©LAPSI.al

Të këshilluara

Gruevski, refugjati VIP i Orbanit

Hungaria i ka dhënë azil politik ish-kryeministrit maqedonas Gruevski në kohë rekord. Ministri i Drejtësisë László Trócsányi paralajmëron mundësinë e largimit t...

22:18

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI