Flash

(FOTO&VIDEO) Plagosja në protestë/ Kush është policja që humbi gishtat e dorës

Lapsi.al 22 November 2018
(FOTO&VIDEO) Plagosja në protestë/ Kush është policja

Vajza në foto është Ina Nuka, policja e plagosur gjatë protestës së sotme dhe që humbi 3 gishta nga dora e djathtë.

Ajo është shtruar në spital dhe dorën e ka të gjithën të fashuar. Nuka ka marrë ndihmën e parë dhe është nën efektin e qetësuesve.

“Dora ime, dora”, dëgjohet të thotë efektivja në video. Ndërsa kolegët mundohen ta qetësojnë duke i thënë se s’ka asgjë dhe se thjesht është tremur nga shpërthimi.

Ina Nuka është 24 vjeçe dhe është efektive e forcave Shqiponja. Ajo ka punuar më poarë në Patrullë të përgjithshme dhe 6 muajt e fundit ka kaluar me Forcat Shqiponja. Më herët ka studiuar tek Universiteti i Sporteve. 24-vjeçarja ka humbur 3 gishtat e njërës dorë për shkak të një kapsolle që dyshohet se është hedhur nga protestuesit.

Policia njoftoi se në Spitalin e Traumës në Tiranë po marrin mjekim 12 punonjës policie. Mes tyre 2, në gjendje më të rëndë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI