Flash

Bilanci i një përplasjeje të fortë/ Dhjetra të arrestuar, 12 policë të plagosur(foto+video)

Lapsi.al 22 November 2018
Bilanci i një përplasjeje të fortë/ Dhjetra të

Dhjetra të arrestuar dhe mbi 12 policë të plagosur në njërën prej protestave më të ashpra që janë zhvilluar para parlamentit në kohët e fundit. Banorët në diën e 19 e protestës kërkuan para kuvendit dëmshpërblim për shtëpitë që do të prishen nga zbatimi i projektit të Unazës së Vogël. Por, ndërkohë që ata përlesheshin me policinë Edi Rama, në të kundërt të asaj që kishte premtuar në fushatën e vitit 2013 këmbënguli edhe njëherë se ata kanë ndërtuar pa leje dhe rrjedhimisht nuk mund të marrin dëmshpërblim. Ky lloj dialogu në distancë i ndezi gjakrat.

Si pasojë e hedhjes së flakdanëve që policia i etiketoi në njoftimin e saj si mjete piroteknike kanë mbëtur të plagosur 12 policë ndërsa njëra prej tyre thuhet se ka humbur 4 gishta. Mes të lënduarve është edhe nëndrejtori i Policisë  së Tiranës, Dhimitraq Ziu.

Këtu policia filloi dhunën dhe arrestimdet në mes të turmës edhe të adoleshentëve që nuk kanë mbushur 18 vjeç. Rjjeti është i mbushur plot e përplot me video të këtyre arrestimeve nga fëmijët që i merren prindërve para syve e deri tek arrestimet tek ata që kanë shkuar të çojnë të afërmit në spital. Arrestimi i tyre u bë për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe në manifestime të paligjshme”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” si dhe “Goditja për shkak të detyrës” (poshte lista e te arrestuarve).

Me nje reagim ne Tëitter, Rama ka thene prere se “Dhuna ndaj policëve në emër të paligjshmërisë, s’do tolerohet!”.

rama

Pavarësisht dëmeve që u shkaktuan dhe arrestimeve të shumta, protestuesit duke u shpërndarë para parlamentin deklaruan se do ta vazhdojnë sot në ora 17 00 protestën e tyre tek unaza e re. Në pamje të parë duket sikur ata sot kaluan vijën e kuqe duke u përleshur me policinë në tentativë për të hyrë në sallën e parlamentit. Por kjo është vetëm ana e dukshme e medaljes. Po ta shikosh ngjarjen në dinamikën e saj, ajo fillon, në momentin kur qeveria akordoi 40 milionë euro, për një rrugë 2.2 km, pa gara të rregullt dhe me konkurentë fantazëm. Prandaj pyetja lind: çduhet të bëjë një njeri që i prishin shtëpinë, qoftë edhe pa leje, kur shikon këtë padrejtësi kak të madhe?

©Lapsi.al

– Alban Ahmetcenaj, 36 vjeç;

– P. A., 17 vjeç;

– Fluturim Goleci, 30 vjeç;

– Rruzhdi Daci, 53 vjeç;

– Marsel Villari, 28 vjeç;

– Erjona Dozhani, 30 vjeç;

– Lulzim Dozhani, 45 vjeç;

– Dorjan Protoduari, 30 vjeç (i shpallur më parë në kërkim nga Kom. Pol. nr.6, për veprën penale “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime dhe në manifestime të paligjshme”);

– Ali Nalic, 35 vjeç;

– Amarildo Sinanaj, 30 vjeç;

– Shpati Bilbili, 31 vjeç.

FNSH-Protesta-Parlamenti-Unaza-ReNga protesta e cila po zhvillohet në hyrje të Kuvendit, nga banorët e zonës së Astirit, kanë mbetur të lënduar 12 efektivë të policisë, mes tyre edhe zv.drejtori i zv.drejtori i Tiranës, Dhimitraq Ziu.

 

 

 

 

 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI