Flash

“Unaza e Re”/ Gjiknuri: S’ka prishje pa dalë VKM-ja për shpronësim

Lapsi.al 21 November 2018
“Unaza e Re”/ Gjiknuri: S’ka prishje pa dalë VKM-ja

Ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, deklaroi se nuk do të ketë prishje banesash tek zona e Astirit në Unazë të Re, pa dalë më parë vendimi i Këshillit të Ministrave për dëmshpërblimet e banorëve.

Ai e cilësoi segmentin e “Unazës së Re” si një aortë që i shërben të gjithë Shqipërisë. Gjiknuri iu bëri thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë me Autoritetin Rrugor Shqiptar.

“Unaza e Tiranës, ‘aorta’ e gjithë Shqipërisë. Masterplani i projektit për Unazën që në vitin ’89. Po tentohet të pengohet zhvillimi i projektit. Nuk ka prishje, pa dalë VKM për shpronësim. Do dali VKM për 180 objekte. Banorët të bashkë-punojnë me ARRSH. Pastrimi i zonës pasi të bëhen shpronësimet”, tha ministri.

Projekti i “Unazës së Re” prej ditësh është bërë kryefjalë e politikës dhe e banorëve të zonës së “Astirit”, të cilët kërkojnë me ngulm të shpronësohen me vlerën e tregut.

Dëmshpërblim 100% për banorët e Astirit/ Rama: Jo. Zaptuan pronën e përbashkët 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI