Flash

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Tronditet keq Psg: Dëmtohet dyshja e artë Neymar e Mbappé

Lapsi.al 21 November 2018
Tronditet keq Psg: Dëmtohet dyshja e artë Neymar e Mbappé

Impenjimet e kombëtareve kanë qenë me pasoja të rënda për Paris Saint Germain. Një lajm i dyfishtë i keq për francezët: Neymar u detyrua të largohet nga fusha e lojës pas 8' në sfidën mes Brazilit e Kamerunit për një problem në kofshën e djathtë, ndërsa Kylian Mbappé, i impenjuar me Francën kundër Uruguay, ka dalë pas 30 minutash për një dëmtim në shpatullën e djathtë.

Neymar ka ndjerë një tërheqje muskulare, në sprintin e bërë në minutën e 8 dhe ka kërkuar menjëherë zëvendësimin, duke i lënë vendin Richarlison. Ndërsa ylli tjetër i skuadrës Mbappé është dëmtuar në një përplasje me portierin kundërshtar Campana në dalje. Rrëzimi ka qenë fatal për sulmuesin, që është zëvendësuar nga Thauvin në të 36'.

Ankth për Psg, që e presin sfidëat kundër Tolosa, në Ligue 1, e mbi të gjitha ajo me Liverpool, deciziv për kualifikimin në 1/8 e Champions League, ku parisienët kanë 5 pikë, ndërsa Napoli e Liverpool në kuotën 6.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI