Flash

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Projekti Super Champions: ja çfarë favoresh do të kenë klubet e mëdha

Lapsi.al 21 November 2018
Projekti Super Champions: ja çfarë favoresh do të kenë

Superliga nuk do të bëhet, Uefa e Eca po shkojnë me shpejtësi të madhe drejt një formati të ri të Champions League, aq revolucionare sa do të quhet SuperChampions League. Të rejat që janë zbuluar në konferencën për shtyp të Aleksander Ceferin e Andrea Agnelli, përfaqësues të futbollit dhe klubeve europiane, janë të përmbledhura në 7 pika që do të prekin edhe kampionatet kombëtare dhe ndeshjet e përfaqësueseve.

Do të fillojë natyrisht nga Champions e re, që do ti japë hapësirë klubeve të mëdha (mund të përfshihet një renditje "historike" si raporton La Gazzetta dello Sport) e do të ketë të parashikuar hyrjen përmes promocionit edhe nga dy kupa të tjera të Uefa-s. Një është Europa League, tjetra do të jetë një Kupë e tretë që do të përfshihet në 2021, duke e rritur numrin e skuadrave që vijnë nga kampionatet e ndryshme europiane.

Reforma do të tentojë të bashkojë në një farë mënyre Europianin, Kupën e Amerikës e Kupën e Afrikës në mënyrë që futbollistët të jenë të impenjuar në të njëjtin vit e në të njëjtën periudhë, duke reduktuar pakënaqësitë e klubeve. Në fund do të zvogëlohen dritaret e pauzave të kampionateve nacionalë për shkak të impenjimit të kombëtareve.

Është folur edhe për të unifikuar numrin e ndeshjeve në vende të ndryshme. Në Angli, 20 skuadra në Premier League e dy kupa kombëtare, arrijnë në 53 ndeshje të luajtura në sezon, në Gjermani "vetëm" 43: diferenca të rëndësishme që do të kërkohet të ekuilibrohet.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI