Flash

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Prapaskena/ Pse Duka vendosi të mbajë Panucci-n

Lapsi.al 21 November 2018
Prapaskena/ Pse Duka vendosi të mbajë Panucci-n

Christian Panucci mund të buzëqeshë. Në mes të stuhisë, atëherë kur ekuipazhi i tij ishte gati ta braktiste dhe kur dallgët po bëheshin më të mëdha, ka gjetur rrugën e duhur për të nxjerrë deri në breg anijen kuqezi.

Sigurisht, nuk ishte fitorja ndaj Uellsit ajo që ka ndikuar për të ndërruar mendjen e “shefit”, siç rëndomtë thuhet në të tilla raste. Një gol i Balajt me penallti dhe dy raste në 90 minuta nuk do të thonë se jemi shëruar dhe se kombëtarja tashmë është kthyer në nivelet e Euro 2016.

Përkundrazi, jemi ende në një tunel dhe gjithçka është në lëkundje. Pas fitores me kombëtaren e Giggs, Duka për mediat tha se ishte i gëzuar vetëm për faktin se një rezultat pozitiv është në të mirë të moralit dhe besimit te skuadra, por që nuk është se ka ndryshuar gjërat.

Trajneri italian u duk shumë i qetë, sepse kishte marrë një farë garancie, që përpara ndeshjes. Nuk do të kishte divorc të menjëhershëm, qoftë edhe pas një humbje. Praktikisht, gjithçka ishte paravendosur nga numri “1” i FSHF-së, që ndër të tjera, ditën e mërkurë, me mendje më të kthjellët, duke mos nxituar, foli mbi këtë vendim të marrë për TV Klan.

“S’është koha për vendime të nxituara. Panucci ka të mirat e të këqijat e veta. Nuk kemi luksin të ndërrojmë trajner, pasi vetëm në mars fillojmë përsëri me ndeshjet zyrtare në kuadër të Europianit 2020. Ne mbetemi një skuadër modeste, dhe mund të bëjmë mirë nëse të gjithë mbështesim trajnerin dhe stafin për kualifikueset”.

Praktikisht, përkthim i qartë: nuk ka kohë, mundësi ekonomike për të pretenduar emra “big” dhe sidomos alternativa të denja. Duka dhe Panuçi janë ulur dhe kanë biseduar. Telesport mëson se trajneri i ka kërkuar falje për gjërat që ka bërë gabim dhe se ka mësuar nga ato. Si në skemën taktike, ashtu edhe në përzgjedhje futbollistësh e deri te mënyra për të organizuar gjithçka. i ka kërkuar një tjetër shans për Euro 2020 dhe se do të përmirësonte shumë aspekte, që nga komunikimi me mediet.

Një kërkesë që italiani i ka bërë Dukës ka të bëjë me faktin se dëshiron të jetë më pranë Shqipërisë dhe jo i shkëputur. Vetëm kështu mund të monitorojë çdo detaj, deri te Superliga dhe ndonjë përzgjedhje lojtarësh që më parë nuk janë konsideruar. Duka i ka kërkuar që të jetë më i kujdesshëm sa i përket veteranëve dhe t’i mbrojë, duke mos u nxituar në deklarata apo vendime.

“President, më duhet një vendbanim në Tiranë, sepse nuk dua të jem sa në Itali dhe sa këtu. Më bëhet shumë e vështirë kjo gjë, sidoqoftë edhe për organizimin e avionit e kështu me radhë”

Kreu i FSHF ka pranuar këtë kërkesë dhe është vënë nga puna që t’i gjejë një shtëpi italianit, në mënyrë që të jetojë në Shqipëri. Panuçi ka shpëtuar, për momentin, por e vërteta është se kushtet dhe situata u vunë në favor të tij.

Telesport mëson se Duka, edhe pse brenda tij nuk ka pëlqyer shumë gjëra dhe në situata të tjera do të ndërpriste marrëdhënien me trajnerin, ka vendosur që këtë herë të vijojë.

Asnjë alternativë e vlefshme në horizont. Trajnerët shqiptarë nuk e bindin, me Hasin ka një konflikt të vjetër, ndërsa mundësitë ekonomike janë ato që janë. Panucci fiton 140 mijë euro në vit, pra në total për dy vjet 280 mijë euro, çka do të thotë se një tjetër do të kërkonte minimalisht 250 mijë euro në vit dhe nuk garanton asgjë.

Shqipëria vijon me italianin, që pasi ka shpërdoruar Ligën e Kombeve, tani duhet të tregojë veten në eliminatoret e Euro 2020. Nëse presidenti ka gabuar, koha do ta tregojë, por rreziku që ka marrë përsipër këtë herë mund t’i kthehet në bumerang. /Marrë nga Telesport

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI