Flash

Lufta Jemen, 85,000 fëmijë humbin jetën nga kequshqyerja

Lapsi.al 21 November 2018
Lufta Jemen, 85,000 fëmijë humbin jetën nga kequshqyerja

Rreth 85,000 fëmijë nën moshën pesë vjeç kanë ndërruar jetë nga kequshqyerja akute përgjatë tre viteve luftë në Jemen.

Njoftimi u dha nga organizata bamirëse "Save the Children".

OKB paralajmëroi muajin e kaluar se deri në 14 milion jemenas janë në prag të urisë. Ajo po përpiqet të ringjallë bisedimet për t’i dhënë fund një lufte trevjeçare, e cila ka shkaktuar krizën më të keqe humanitare në botë.

Jemeni është shkatërruar nga konflikti. Lufta u përshkallëzua në vitin 2015 kur një koalicion saudit nisi një fushatë ajrore kundër lëvizjes rebele Houthi, e cila e kishte detyruar Presidentin Abdrabbuh Mansour Hadi të largohej jashtë vendit.

Të paktën 6,800 civilë janë vrarë dhe 10,700 kanë mbetur të plagosur në luftë, sipas OKB. Lufta dhe një bllokadë e pjesshme nga koalicioni kanë lënë gjithashtu 22 milionë njerëz që kanë nevojë për ndihmë humanitare, kanë krijuar një emergjencë më të madhe në botë për sigurinë ushqimore dhe kanë çuar në shpërthimin e kolerës që ka prekur 1.2 milionë njerëz.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Alarmi/ Jemeni i kërcënuar nga zija më e rëndë e urisë në 100 vite 

Jemeni në kaos, qindra mijëra të prekur nga kolera 

 

Të këshilluara

"Mbajeni në mendje: Franca ju do"!

Me vënie kurorash dhe me një ceremoni emocionuese në Bundestag u kremtua Dita Kombëtare e Përkujtimit të viktimave të luftës dhe dhunës. Presidenti francez Macr...

22:21

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI