Flash

Krahasimi i çmimeve te Unaza e re/ Rama kapet me duar brenda thesit 40 milionësh

Lapsi.al 21 November 2018
Krahasimi i çmimeve te Unaza e re/ Rama kapet me duar brenda thesit 40
Betjeja e banorëve që po zhvillohet tek unaza e Re ka nxjerrë në pah edhe dyshimet për një grabitje gjigande  ku 2.2 KM rrugë kanë shkuar me një çmim 40 milionë euro. Përpos mbrojtjes së atyre që do tu shemben shtëpitë opozita ka ngritur me të madhe edhe kostot marramendese të një gare që u zhvullua me tender fiktiv (në të tre lotet u paraqit vetëm një konkurent i vetëm i cili dorëzoi ofertën zero lekë) dhe ku fitues u shpallën klientët e paracaktuar të qeverisë. Por denoncimeve dhe krahasimeve që bën opozita Rama i është përgjigjur deri më tani si një klloun, ose duke hapur debat për "Shqiponjën" e shembur, herë duke ironizuar dialektin geg dhe herë duke vënë në lojë pantallonat terital të opozitarëve.

Protesta e unazës/ Si doli në pah një vjedhje gjigande

Në fakt debati duhet të bëhej me shifra dhe fakte. Në një konferencë shtypi nga LSI, kreu i grupit parlamentar, Petrit Vasili bëri disa llogari konkrete. Ai i ftoi qytetarët të kuptonin vetë. Nëse tek Unaza e re (40 milionë euro për 2.2 KM) tarifa del rreth 19 milionë euro për kilometër anembanë shqipërisë dhe sidomos në tenderat me garë reale të zhvilluara nga BE kosto ka qenë shumë më e ulët. Në aksin Fier-Vlorë, një rrugë 24 km tërësisht e re me 4 korsi,  financimi ka qenë 50 milionë euro. Pra afërsisht 2 milionë euro për KM Në Bypass-in që lidh Rrogozhinën me rrugën për të shkuar drejt Elbasanit janë shpenzuar 5,7 milionë euro për 4,3 km rrugë, me dy korsi, me gjerësi totale 10,5, me rreth rrotullime, me ura. Pra as 1,5 milionë euro Aksi Levan-Tepelenë, një aks i cili lidh portën e daljes së jugut. Mesatarja për kilometër, në një zonë shkëmbore shumë të rëndë, me vepra dhe ura, që të gjithë e kanë parë se çfarë terreni, mesatarja 1,7 milionë. Këtyre pretendimeve është munduar ti japë njëlloj përgjigje jo bindëse kreu i ARRSH-së, Afrim Qëndro. Sipas tij, analogjia që bëhet me rrugët e tjera nuk qëndron. “Nuk kemi 2.3 kilometra rrugë, por 2.3 kilometra autostradë e mbyllur dhe 4.6 kilometra rrugë dytësore, ka dy mbikalime dhe dy nënkalime të tjera”, tha Qëndro. Ai këmbënguli se vetëm mbikalimi që do të ndërtohet te sheshi “Shqiponja” dhe që do të jetë më i madhi në Tiranë, do të kushtojë 1.5 milionë euro.

Manipulimet Rama- Veliaj për fshehjen e tenderimit 40 milionësh

Andi Bushati: Salillari, Ramallari dhe tre milonë rrota …ari

Po prapë a mjaftojë këto argumenta kur sipas llogarive që bën opozita në shifrën prej 40 milionë eurosh të dhuruar pa garë për tre kompani, po zhvatet gati 1/3 e kësaj shume. Këto dyshime bëhen edhe më të mëdha nëse sheh mënyrën si përgjigjet Edi Rama. Në vend të bëjë transparencë për publikun, në vend që të tregojë se si është shkuar drejt këtyre kostove marramendëse ai vazhdon dhe bën estradë. Më mirë se gjithçka këtë e tregon postimi i tij i fundit: "Dikush duhet t'u shpjegojë ingjinjerave të PD-së dhe LSI-së plot me kadrinj se kilometrat e rrugëve nuk janë si metrat e teritalit që blinin në MAPO dikur për pantallonat e tyre! Vlerat për km variojnë sipas përmbajtjes së projektit e  çmimet dalin denbabaden nga një manual standard", ka shkruar sot kryeministri. Dhe nga përgjigjja është e lehtë të kuptohet se cili ka të drejtë. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI