Flash

Kosova luftë ekonomike Serbisë: Produkteve të importit i rritet taksa 100%

Lapsi.al 21 November 2018
Kosova luftë ekonomike Serbisë: Produkteve të importit i rritet

Qeveria e Kosovës rriti taksën 100 për qind ndaj produkteve që importohen nga Serbia.

Një ditë pasi Serbia bllokoi anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, Qeveria e Kosovës ka miratuar rritjen e taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe.

Në mbledhjen e Qeverisë, sot ministri i Tregtisë, Endrit Shala, propozoi që Serbisë t’i rritet taksa që deri më tani ishte 10 për qind.

“Nga sot t’i vendoset masa 100% produkteve me origjinë nga Serbia”, tha Shala, shkruan Gazeta Express.

Më tej, Qeveria miratoi vendimin, duke i vënë taksë qind për qind Serbisë. “Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe obligohen institucionet ta zbatojnë menjëherë”, tha kryeministri Ramush Haradinaj pas aprovimit të vendimit në Qeveri.

Ky vendim u mor pas fushatës së egër që po e bën Serbia ndaj shtetësisë së Kosovës, dhe pengesës për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Kosova nuk pranohet në INTERPOL, reagojnë Haradinaj dhe ambasada amerikane 

Vijon… 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI