Kosova ka arritur një fitore historike 4-0 sot në mbrëmje ndaj Azerbajxhanit. Djemtë e trajnerit Bernard Challandes kanë dhuruar spektakël në stadiumin "Fadil Vokrri". Arbër Zeneli ka qenë protagonisti absolut i mbrëmjes me tregolëshin e shënuar, por nuk ishte më pak spektakolar goli i realizuar nga Rrahmani. Pas kësaj fitoreje, Kosova fiton Grupin 3 dhe gjysmëfinalen në Ligën e Kombeve për vendet e parë në grupet e Ligës D. Gjithashtu skuadra e Challande promovohet në Ligën C te Kombeve për edicionin e ardhshëm. Në gjysmëfinale të Ligës D, Kosova do të përballet me Maqedoninë.
https://www.televizioni.tv/upload/videos/2018/11/FIds5JfGwomXnlwzRgBK_20_205d8c2a81e27fee6683778de3ea136b_video_720p_converted.mp4
https://www.televizioni.tv/upload/videos/2018/11/tKdTfMTuRdmxd8zKmFVw_20_cc5dd32c6f9992938d90ea4117cf441a_video_720p_converted.mp4
https://www.televizioni.tv/upload/videos/2018/11/8DGF2w4zQt66rD6ieYGv_20_0c29a06a0b936e8dfe24c46125dd4e5d_video_720p_converted.mp4
https://www.televizioni.tv/upload/videos/2018/11/gfX6lGkiphX2RSWlxuih_20_1e0c4dff33f07a8780dfecd502286f31_video_720p_converted.mp4