Flash

Studiohen 2 mijë meshkuj dhe femra/ Do habiteni çfarë seksi u pëlqen

Lapsi.al 20 November 2018
Studiohen 2 mijë meshkuj dhe femra/ Do habiteni çfarë seksi u

Shkencëtarët e Universitetit Indiana në SHBA kanë bërë një hulumtim me 2 mijë persona me qëllimin që të studionin prirjet e tyre në seks.

Në kundërshtim me stereotipat, rezultatet kanë treguar që meshkujt, por edhe femrat i japin rëndësi butësisë dhe besnikërisë, gjë që nënkupton më shumë përkëdhelje dhe puthje.

39% e meshkujve dhe e femrave kanë thënë që gjatë seksit i kënaqin më shumë fjalët romantike, ndërsa 33% e tyre dëshiron që në dhomë të mbizotërojë atmosferë romantike madje 52% e të intervistuarve përkëdheljen e konsiderojnë joshëse.

Udhëheqësja e studimit, Debby Herbenick, tha se edhe pse për shumë është e pabesueshme, meshkujt kanë pranuar se më joshëse janë “romantikja” dhe “besnikëria”.

“Kjo përfshin puthjen më shpesh se seksin, përkëdheljen dhe thënien e fjalëve joshëse gjatë seksit, por edhe atmosferën romantike” – tha ajo.

Në hulumtim janë marrë pjesë 957 meshkuj dhe 1046 femra. 43% e meshkujve dhe 37% e femrave kanë deklaruar që praktikojnë seksin anal, 65% e meshkujve kanë pranuar që u dërgojnë fotografi lakuriq partnereve, ndërsa këtë gjë e bëjmë vetëm 11% e femrave. Kurrë nuk masturbojnë 21% e femrave, ndërsa te meshkujt vetëm 8%.

Të këshilluara

Gabimet që çiftet bëjnë në shtrat

Një nga pyetjet që mundon shumicën është nëse jemi të mirë në shtrat dhe a e kënaqim partnerin? Janë disa shenja që tregojnë nëse jemi me të vërtetë aq të mirë ...

12:25

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI