Flash

Deklarata e fortë/ SHBA: Të zbatohet sundimi i ligjit për Saimir Tahirin

Lapsi.al 20 November 2018
Deklarata e fortë/ SHBA: Të zbatohet sundimi i ligjit për Saimir

Ambasada amerikane në Tiranë ndonëse nuk ka ende një ambasador, vazhdon të jetë aktive me deklarata të forta që trazojnë politikën e Tiranës. Sot selia diplomatike te Rruga e Elbasanit i kërkon gjyqësorit shqiptar hetim të plotë ndaj Ervis Martinajt dhe Saimir Tahirit.

"Gjykata e Krimeve të Rënda të Shqipërisë dënoi Emiljano Shullazin dhe grupin e tij, por presim përparim të vazhdueshëm në rrugën e Shqipërisë drejt sundimit të fortë të ligjit. Dje, Gjykata e Apelit të Tiranës dëgjoi argumentet e prokurorëve lidhur me masën e sigurisë për Ervis Martinaj. Ne presim hetimin e plotë të tij, ashtu siç presim që sundimi i ligjit të zbatohet gjatë hetimit në vazhdim për Saimir Tahirin. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj së ardhmes së Shqipërisë", thuhet në deklaratën e ambasadës së SHBA.

Disa ditë më parë pas dënimit të Emiljano Shullazit, ambasada e SHBA-së në vendin tonë pyeste: Kush e ka radhën pas tij?! Në fakt kush e ka radhën? Aktualisht janë disa dosje të forta nën hetim, por ende asnjë nga 'peshqit e mëdhenj' të politikës  nuk ka rënë në rrjetën e drejtësisë.

Lidhur me dosjen për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, ish-ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ishte shprehur kohë më parë se po paguhen para për të mbyllur cështjen në gjykatë.

"Kemi dëgjuar disa raportime nga burime të pavarura për presione serioze në këtë çështje, përfshirë edhe ryshfete që u janë ofruar gjykatësve. Ne i bëjmë thirrje shoqërisë civile dhe medias që ta vëzhgojnë këtë çështje me vëmendje, në mënyrë që vendimi të bazohet mbi provat dhe ligjin dhe jo mbi presione, kërcënime apo para. Askush nuk është mbi ligjin", shprehej Donald Lu pak kohë më parë.

Ish-ambasadori deklaronte gjithashtu gjatë një interviste televizive se për dosjen 'Tahiri' duhet të vendosë gjykata, jo politikanët.

“Shikoni Saimir Tahirin, ish-Ministri i Brendshëm shumë i fuqishëm. Po hetohet dhe besoj se jemi pranë ndjekjes penale në këtë çështje. Nuk jemi pranë përfundimit të çështjes, por është pozicioni i Qeverisë së SHBA dhe i Ambasadës së SHBA se çështja kundër Saimir Tahirit meriton të vendoset nga një gjykatës, jo të vendoset nga politikanët, jo të vendoset nga prokurorët që nuk bëjnë punën, por duhet të vendoset nga një gjykatës që do të shohë me transparencë provat e çështjes. Kemi parë tashmë në media shumë prova…” deklaronte ish-ambasadori Donald Lu.

Prokuroria për Krimet e Rënda i shtyu me tre muaj të tjerë hetimet ndaj ish-ministrit të Brendshëm. Ndërkohë vetë Saimir Tahiri ka dalë publikisht për të deklaruar se pala italiane ka pushuar hetimet ndaj tij sa i përket dosjes 'Habilaj'. Drejtësia shqiptare e akuzon Saimir Tahirin për trafik ndërkombëtar droge dhe krijimi i lehtësive për grupin kriminal të 'Habilajve'.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI