Flash

Reagon Saimir Tahiri: Ambasada Amerikane e konsideron Shqipërinë një vend jo normal

Lapsi.al 20 November 2018
Reagon Saimir Tahiri: Ambasada Amerikane e konsideron Shqipërinë

Pas deklaratës së ambasadës amerikane në Tiranë, e cila kërkoi sot zbatimin e sundimit të ligjit edhe në rastin e Saimir Tahirit, ka reaguar ish-ministri i Brendshëm. Përmes një postimi në Facebook, Tahiri thotë se ambasada amerikane në Shqipëri ka folur edhe më shumë se ai vetë, sa u përket akuzavve për trafik ndërkombëtar të drogës.

Më poshtë deklarata e plotë e Tahirit.

Sic nuk duhet te ndodhte ne nje vend normal, per fat te keq ka ndodhur qe Ambasada Amerikane ka folur per hetimin ndaj meje me shume se c’kam folur une vete. Ndodhi serisht edhe sot! Ndersa ky lapsprishuri, e gjeti rastin e radhes te vjelli banakut duke me bere mua simbolin e deshtimit te reformes ne drejtesi.

Reformes ne drejtesi ne Itali e ka fjalen ky??? Atje ku u hetova jo politikisht por profesionalisht dhe perfundimi ishte SE NUK KAM ASNJE LIDHJE me gjithe llumin qe e ka mbushur opinionin publik soji ketyre ketu.

Se c’lidhje ka reforma ne drejtesi ketu tek ne me hetimet nga Prokuroria Antimafia e Italise prej nga ku mora drejtesine qe me takonte, kete nuk e gjen dot as ky analisti ne kulm te ligesise se vet. Por eshte motiv i bollshem per te hedhur balten e rradhes, sic kane bere me pash deri sot.

Une nuk besoj kurre se Ambasada Amerikane eshte kthyer ne Prokurori a Gjykate mu si ky klubi i analisteve palaco qe ka me kile ne vendin tone, ndaj e pershendes prononcimin me besimin se duam e presim te njejten gje; DREJTESIA TE BEJE DREJTESI!

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI