Flash

Protesta te ‘Astiri’/ Banori: ARRSH mashtron, s’jam paraqitur…

Lapsi.al 20 November 2018
Protesta te ‘Astiri’/ Banori: ARRSH mashtron, s’jam

Pavarësisht kushteve atmosferike jo të përshtatshme, banorët e zonës së Astirit në kryeqytet kanë vijuar protestën e tyre në ditën e 17 të tyre. Banorët janë mbledhur sërish sonte për të protestuar kundër prishjes së banesave të tyre të cilat preken nga projekti i Unazës së Re.

Banorët kanë bllokuar rrugën, ndërsa shprehen se i kanë banesat në proces legalizimi dhe kërkojnë dëmshpërblim me vlerën e tregut. Ata kanë paralajmëruar protesta pa afat, teksa në mbështetje të banorëve janë edhe deputetë të opozitës.

“Kërkojmë që këtyre që u kemi dhënë votën të vijnë të na takojnë. I bëj thirrje politikaneve dhe tyë vijën të na takojnë se nuk u dhamë votën që të na bëjnë gropën. Presidenti Meta të mendojë për këtë popull. Qeveri hajdute, Turp të kenë hajdutët. Ja ku jam le të vijnë të ma arrestojnë”,- thotë një nga banorët për News 24.

“Nxorën emrin e babait tim dhe timin në listën e ARRSH. Afrim Qendro tha se unë jam tërhequr. Janë mashtrime të Qendros dhe Veliajt. Nuk kemi takuar asnjë. Pse të shkojmë ne tek ARRSH, le të vijnë ata këtu. A i kanë vënë kryq shtëpisë këtu, le të vijnë të takohemi me kamera, s’kemi asgjë për të fshehur.

Pse të venë banorët atje një nga një, le të vijnë ata këtu. Ne jemi të gjithë për një qëllim. Si mund të shkoj tek ARRSH. Të vijë ARRSH tek shtëpia ime. Pse ka frikë nga njerëzit. Pse duhet të shkojmë ne tek ARRSH. Ti bëjmë gjërat përballë kamerave dhe të hapura”,- thotë një tjetër banorë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI