Flash

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Panucci duket i konfirmuar: "U takova me Dukën dhe jam i kënaqur me ato që më tha"

Lapsi.al 20 November 2018
Panucci duket i konfirmuar: "U takova me Dukën dhe jam i kënaqur

Trajneri Chrisian Panucci ka komentuar fitoren 1-0 të Shqipërisë ndaj Uellsit në miqësoren e luajtur në "Elbasan Arena". Sipas italianit skuadra më në fund ka gjetur shpirtin e duhur, por tashmë duhet të vazhdojnë të përgatiten për Europianin. "Më në fund, po, është fjala e duhur. Skuadra gjeti shpirtin e duhur, dhe arrin në një fitore. Më në fund skuadra arriti të fitonte, vuajtëm, por në fund arritëm fitore. Edhe pse, Uellsi kërkoi që të na barazonte, si çdo skuadër që hyn për fitore. Por, kjo nuk do të thotë që ndalojmë me kaq. Do përgatitemi, të vazhdojmë përpara për kualifikimin në Europian", u shpreh trajneri kuqezi.

Lidhur me atmosferën në grup pas humbjes së thellë me Skocinë, Panucci tha: "Jemi ballafaquar, kemi folur, arritëm të gjejmë pikat ku gabuam, dhe arritëm të vazhdojmë përpara në fitore".

Ka mbetur i kënaqur ndërkohë me paraqitjen e djemve kuqezi, ndërsa është ndalur edhe tek emrat konkretë. "Ismaili? Po, jam shumë i kënaqur, shumë serioz në fushë dhe profesionist. Besoj se do bëjë ndeshje të bukura në vazhdim".

I pyetur nëse fitorja e sotme ishte një përgjigje e lojtarëve ndaj tij, trajneri italian tha: "Unë di që djemtë i kam pas krahëve, i kam me vete. Nëse do e dija që nuk do ishin me mua, do largohesha".

Lidhur me takimin me kreun e FSHF-së, Armand Duka trajneri kuqezi tha: "Jemi takuar disa minuta para takimit. Më ka thënë diçka që është private mes nesh. Dhe i jam felenderues për çka më ka thënë. Ajo që është më e rëndësishme për mua është të dija që skuadra ishte gati. Skuadra sot ia doli".

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI