Flash

Flet babai i Baby G pas shtrimit të saj në psikiatri nga mbidoza: Në djall...

Lapsi.al 20 November 2018
Flet babai i Baby G pas shtrimit të saj në psikiatri nga mbidoza:

Këtë fundjavë që lamë pas u raportua se, këngëtarja shqiptare Baby G ishte gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore nga policia.

Burime të “IndeksOnline” bënë me dije se, Baby G u kap nga policia me lëndë narkotike, mbrëmjen e së shtunës në Prishtinë. Të njëjtat burime thanë se këngëtarja nga Tropoja ishte dërguar me Urgjencë në Spitalin e Kosovës dhe ishte zhvedosur më pas në Psikiatri. Pas dy ditësh heshtjeje, Baby G vendosi që të reagonte mbrëmjen e së hënës. Fillimisht ajo publikoi një video ku pozonte para kamerës me emoji-t e puthjeve ku shkruante, “Flisni, flisni, unë vetëm qesh”. (video u fshi) Ky ishte reagimi i parë i këngëtares, e cila më pas ndau me ndjekësit disa momente nga darka e saj me të atin. Në një video ku shfaqen babë e bijë, Baby G i kërkon atij që të thotë diçka, ndërsa ai shpreh në anglisht pikërisht këto fjalë: “Në djall Kosova dhe Berlini”. Në mbishkrimin e videos, Baby G shkruan: “Thjesht babi gjithmonë më fut në telashe”. Ndërsa në foton ku pozojnë të përqafuar, këngëtarja bën një dedikim për të: “Mbreti im. Babi, frymëzimi im”. Pavarësisht se në asnjë prej postimeve nuk u shpreh nëse ishte apo jo i vrëtetë lajmi që qarkulloi në media, ajo paralajmëroi publikimin e këngës më të fundit të titulluar “Hardy passion”. Duket se këngëtarja ka shfrytëzuar momentin kur vëmendja është te ajo, për të lançuar hitin e radhës.

Të këshilluara

Barack Obama surprizon Michel në skenë

Michelle ishte e ftuar për të promovuar librin e saj “Becoming” nëpërmjet një bisede me Valerie Jarrett. Çdo gjqë po shkonte siç ishte planifikuar deri në momen...

11:13

Ish futbollisti akuzohet për ngacmim seksual

Ish-futbollisti anglez Paul Gascoigne është akuzuar për ngacmim seksuale të një gruaje në tren. 51 vjeçari u arrestua në stacioni  Durhan në 20 Gusht dhe të ...

10:15

Ndahet nga jeta aktori shqiptar

Eshtë ndarë nga jeta aktori Sulejman Dibra. Siç raporton Shqiptarja.com Sulejman Dibra ka humbur jetën në moshën 75 vjeçare, si pasojë e një arresti kardiak....

09:39

Mer fund fejesa e Paris Hilton dhe Chris Zylka

Paris Hilton i ka dhënë fund fejesës me aktorin amerikan Chris Zylka. Lajmi është bërë i ditur nga “Just Jared”, ku burime pranë tyre njoftojnë se ata hoqën dor...

19:39

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI