Flash

Ekstradohet nga Holanda anëtari i grupit “Bajri”

Lapsi.al 20 November 2018
Ekstradohet nga Holanda anëtari i grupit “Bajri”

Një 21-vjeçari shqiptar, anëtar i grupit të strukturuar kriminal “Bajri”, u ekstradua nga Hollanda në vendin tonë.

Interpol Tirana në bashkëpunim me 'Interpol The Hage/Hollandë' ekstradoi nga Amsterdami drejt Shqipërisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Samet Halluni, lindur dhe banues në Shkodër.

Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale,”Shtrëngim për dhënie pasurie me anë të kanosjes ose dhunës, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit kriminal”.

Samet Halluni është anëtar i grupit të strukturuar kriminal “Bajri” dhe dyshohet që në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të këtij grupi kanë gjobitur një sërë biznesesh në Shkodër duke përfituar prej tyre para dhe prona.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI