Flash

‘Burime të paligjshme’/ Sekuestrohen 360 mijë euro pasuri në Vlorë

Lapsi.al 20 November 2018
‘Burime të paligjshme’/ Sekuestrohen 360 mijë euro pasuri

360 mijë euro prona janë sekuestuar në Vlorë, pasi rridhnin nga burime të paligjshme.

Në njoftimin e policisë theksohet se 2 apartamentet, 2 dyqanet, 2 vendet e parkimit, 6 garazhet dhe makina tip "BMW" janë në pronësi të shtetasit me inicialet J.J.

Ai akuzohet si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë penale”, dhe prodhimit dhe shitjes së drogës.

Sekuestrimi i këtyre pronave është bërë nga Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, e cila ka caktuar masën e sigurimit pasuror sekuestro preventive mbi pasuritë e mëposhtme:

▪2 apartamente banimi në lagjen “10 Korriku” Vlorë

▪2 ambiente shërbimi – dyqan, në lagjen “Pavarësia” Vlorë

▪2 vende parkimi në lagjen “Pavarësia” Vlorë

▪6 garazhe të ndryshme në lagjen “10 Korriku” Vlorë

▪1 automjet tip BMW.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI