Flash

Barack Obama surprizon Michel në skenë

Lapsi.al 20 November 2018
Barack Obama surprizon Michel në skenë

Michelle ishte e ftuar për të promovuar librin e saj “Becoming” nëpërmjet një bisede me Valerie Jarrett. Çdo gjqë po shkonte siç ishte planifikuar deri në momentin që u përmend martesa dhe Barack hyri në skenë, i dhuroi një të puthur në faqe dhe një tufë me trëndafila rozë. Sigurisht që Michelle u lumturua dhe u shpreh se kjo gjë nuk ndodh në çdo shfaqje.I pyetur nga Jarrett, ai tregoi sesi biseda e tyre e parë në telefon për një aplikim bashkëpunimi veror ishte ajo që e tërhoqi. Ajo që e kishte bërë të qëndronte i interesuar për Michelle ishte fakti që ajo ishte “e zgjuar, e bukur dhe kishte një sens të paparë humori”. Madje ai kishte ofruar të jepte dorëheqjen vetëm që marrëdhënia e tyre të mos konsiderohej konflikt interesi.

“Gjëja që mbaj mend nga ajo verë kur u bëmë miq, përpara se ajo të bindej për një takim, është që ajo ishte një në një milion. Nuk kisha takuar më parë dikë që ishte aq e fortë dhe e sinqertë, dikë që ndihesha sikur ishte shkëmb. E dija që atëherë që ishte dikush tek e cila mund të mbështetesha gjithnjë, dhe nëse do të ishte mamaja e fëmijëve të mi, e dija që ata do të ishin të mrekullueshëm.”- u shpreh Barack.

Të këshilluara

Ish futbollisti akuzohet për ngacmim seksual

Ish-futbollisti anglez Paul Gascoigne është akuzuar për ngacmim seksuale të një gruaje në tren. 51 vjeçari u arrestua në stacioni  Durhan në 20 Gusht dhe të ...

10:15

Ndahet nga jeta aktori shqiptar

Eshtë ndarë nga jeta aktori Sulejman Dibra. Siç raporton Shqiptarja.com Sulejman Dibra ka humbur jetën në moshën 75 vjeçare, si pasojë e një arresti kardiak....

09:39

Mer fund fejesa e Paris Hilton dhe Chris Zylka

Paris Hilton i ka dhënë fund fejesës me aktorin amerikan Chris Zylka. Lajmi është bërë i ditur nga “Just Jared”, ku burime pranë tyre njoftojnë se ata hoqën dor...

19:39

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI