Flash

Analiza e Patozit: Fati i Gruevskit trazon më shumë Tiranën se Shkupin

Lapsi.al 20 November 2018
Analiza e Patozit: Fati i Gruevskit trazon më shumë Tiranën se

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike Astrit Patozi ka bërë një koment për çështjen e dënimit dhe arratisjen e ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski. Patosi thotë se në politikën e Tirnaës po bëhet një garë për të gjetur fenomenin “Gruevski” të pala tjetër.

“Arratia e ish-kryeministrit, dikur autoritar dhe të gjithëfuqishëm, si dhe fundi i hidhur jo thjesht politik i tij nuk ka trazuar vetëm Maqedoninë fqinje. Në Tiranë ka nisur prej ditësh një garë e pashpallur udhëheqësish për gjetur Gruevskin tek tjetri dhe kjo nuk është shenjë e keqe.

Jo se deklaratat e tyre mund të përdoren si prova në ndonjë gjyq, sepse një i tillë mund të mos zhvillohet asnjëherë. Por ato janë qartazi dëshmi të drojës, për të mos thënë frikës, se një proces i ngjashëm do të aplikohet herët a vonë edhe në Shqipëri. Duket që më shumë se afërsia gjeografike me Maqedoninë gjumin në Tiranë e prishin analogjitë e frikshme me Shkupin, sa i përket keqpërdorimit të pushtetit.

Ndaj mos u çudisni kur të dëgjoni në të ardhmen akuza që "ti je më Gruevsk se unë", ose shfajësime që "unë jam më pak Gruevsk se ti", për atë që besohet se është vendosur si etalon për matjen e shkallës së korrupsionit dhe të abuzimeve të qeverive në Ballkan e më gjerë.

Është ky një rast tjetër i mirë për të kuptuar se sa larg kemi mbërritur në aventurën tonë për t'i nxjerrë edhe gurët e fundit të themelit shtetit të së drejtës. Por mbi të gjitha është një pasqyrë e qartë e kalbëzimit të sistemit tonë politik, që ka prekur fundin” – shkruan Patozi në Facebook. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI