Flash

Vdes nga infarkti në burg Hector Beltrán Leyva, rival i “El Chapo”

Lapsi.al 19 November 2018
Vdes nga infarkti në burg Hector Beltrán Leyva, rival i “El

Lordi meksikan i drogës, Hector Beltrán Leyva ka vdekur pas një sulmi në zemër në burg. 56-vjeçari u transferua nga burgu në një spital por nuk arriti të shpëtonte, thanë zyrtarët e qeverisë.

Ai ishte një nga 4 vëllezërit që udhëhoqën kartelin e drogës me të njëjtin emër, i cili ishte i njohur për rivalitetin vdekjeprurës me kartelin Sinaloa të udhëhequr nga Joaquín “El Chapo” Guzmán.

Leyva, i fundit i vëllezërve që kryesoi kartelin, u arrestua në tetor 2014. Zyrtarët e burgjeve thanë se transferuan Beltrán Leyva nga një burg me siguri maksimale, ku vuante dënimin, në një spital në qytetin e afërt të Tolucës sapo vunë re se ai po vuante nga dhimbjet në gjoks.

Ai po përballej me akuza për trafikim të marijuanës, heroinës, kokainës dhe metamfetaminës. Hector mori drejtimin e kartelit ‘Beltrán Leyva’ pasi vëllai i tij Arturo u vra gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë meksikane në 2009.

Dy vëllezërit e tjerë, Alfredo dhe Carlos, janë në burg. Vëllezërit Beltrán Leyva ndërtuan një sindikatë të fuqishme në Sinaloa, që më vonë u zgjerua në Meksikë. Karteli i tyre kontrolloi shumë nga rrugët e kontrabandës së drogës nga Meksika në Shtetet e Bashkuara./oranews/

Të këshilluara

"Mbajeni në mendje: Franca ju do"!

Me vënie kurorash dhe me një ceremoni emocionuese në Bundestag u kremtua Dita Kombëtare e Përkujtimit të viktimave të luftës dhe dhunës. Presidenti francez Macr...

22:21

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI