Flash

Uells/ Sulm homofob kundër ish-kapitenit të kombëtares së rugby, Gareth Thomas

Lapsi.al 19 November 2018
Uells/ Sulm homofob kundër ish-kapitenit të kombëtares së
Ish-kapiteni i kombëtares rugby të Uellsit, Gareth Thomas, ka mbetur viktimë e një sulmi homofob në Cardiff. Thomas, që ka luajtur 100 ndeshje me Uellsin dhe ka qenë kapiten i Lions, ka rrëfyer në 2009, ndërsa ishte ende në aktivitet, se është gay. Sipas ndërtimit të parë të fakteve nga policia, ish-kampioni është sulmuar në kryeqytetin uellsian nga një djalosh 16 vjecar. Thomas ka publikuar një video në Twitter, në të cilën tregon shenjat e agresionit në anën e majtë të kokës. "Kam mbetur viktimë, në qytetin tim të lindjes, i një krimi të urryeshme për shkak të homoseksualitetit tim", ka thënë Thomas që në karrierë ka luajtur për Toulouse e Cardiff Blues. "Dua të falenderoj policinë, që ndërhyri dhe më ndihmoi të bëhet drejtësi ndaj personave që bën këtë", shtoi ai. "Ka shumë njerëz aty jashtë që duan të na bëjnë keq. Por fatkeqësisht për ta, ka akoma më shumë njerëz që duan të na ndihmojnë. Ndaj shpresoj që ky të jetë mesazh pozitiv", ka përfunduar sportisti uellsian. Thomas, që është tërhequr nga rugby në 2011, është impenjuar në fushata të ndryshme mbi të drejtat e homoseksualëve

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI