Flash

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43

Protesta e unazës/ Si doli në pah një vjedhje gjigande

Lapsi.al 19 November 2018
Protesta e unazës/ Si doli në pah një vjedhje gjigande

Protesta e vendosur e atyre që do t'u prishen banesat tek Unaza e Re, ishte maja e ajzbergut e një afere disafish më të madhe. Sepse përpos prishjes se 317 godinave, gati 1/3 e të cilave janë në proces legalizimi, përpos të drejtave që legjislacioni europian u njeh atyre banorëve për dëmshpërblim sipas tregut, kjo protestë e fortë ndezi prozhektorët edhe mbi dyshimet që gëlojnë për një tender 40 milionësh.

40 milionë euro, qeveria hap tenderët për mbikalimet te Unaza e Re

Qeveria shqiptare miratoi në shtator 3 gara për segmentin prej 2.2 kilometrash, nga "Pallati me shigjeta" deri tek rreth rrotullimi i ish Shqiponjës. E imagjinoni sa është çmimi i këtij pazari? Plot 40 milionë euro. Pra më shumë se 18 milionë euro për KM.

Dhe për të arritur tek kjo shifër çfarë ka ndodhur? Një praktikë tashmë e njohur nga qeveria Rama: mungesa e garës. Ajo zhvillohet në 3 forma, ose mes PPP-ve, ose koncesioneve me ofertë të pakërkuar, ose, së fundi, mes konkurimeve të falcifikuara. Për ndarjen e 40 milionë eurove të Unazës së Re u përdor mënyra e tretë.

Po të shikosh se si janë ndarë paratë, metoda është qesharake. Gjithësej për dy kilometra rrugë janë bërë tre tendera.

Të parin, me vlerën 18 milionë, e ka fituar Biba X dhe DH Albania. Të dytin me 12.6 milionë e ka fituar Salillari. Dhe të tretin me 9.4 milionë e ka marrë Victoria Invest. Por skandali fillon po të shihet se me kë kanë konkurruar këto kompani që kanë ndarë 40 milionë euro.

I vetmi konkurrent, në të tre tenderat, ka qenë firma Vëllezërit Hysa. Dhe truku nuk përfundon këtu. Por vëllezërit Hysa, siç rezultoi nga një investigim i TPZ.al dhe Exit.al, në të gjitha garat janë paraqitur me ofertën zero lekë.

Pra kanë bërë rolin e një garuesi fiktiv në tre tendera, për të cilat dyshimet janë tejet të mëdha se janë të manipuluar. Pikërisht kjo bën që të thyhet rekordi i mbi 18 milionëve euro për KM (kur rruga malore e Bektelit, që u konsiderua si vjedhje e madhe nga Rama dhe socialistët, ka patur vetëm gjysmën e kësaj kostoje).

Pikërisht edhe për të nxjerrë në dritë këtë skandal të madh, pati vlerë protesta e fortë e banorëve që do u prishen shtëpitë te Unaza e Re.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43