Flash

Panucci nuk heq dorë, por pranon gabimet: topi në duart e Dukës

Lapsi.al 19 November 2018
Panucci nuk heq dorë, por pranon gabimet: topi në duart e Dukës

Paraqitet si zakonisht, me të njëjtën mënyrë sjellje, qetësi apo nervozizëm hera herës, tekniku i kombëtares Christian Panucci në konferencë për shtyp, vetëm se nuk është një vigjilje ndeshje jo e zakonshme ajo me Uellsin për kombëtaren shqiptare. Shifrat e 2018, pozicionim në vendin e fundit në Ligën e Kombeve dhe shthurja në disfatën me Skocinë, bënë të mendohej për largimin e Christian Panucci, apo se italiani nuk ishte më i dëshiruar në dhomat e zhveshjes kuqezi. Por italiani nuk dorëzohet dhe kujton se ka një objektiv për të arritur, ndërsa të ardhmen qartësisht nuk e ka më në duart e tij…

“Këtë pyetje bëjani Dukës, mos ma bëni mua. Unë jam trajneri i Kombëtares dhe normalisht kam pozicionet dhe detyrat e mija. Këtu ka shumë të vërteta që nuk ka asnjë interes për t’i thënë, duhet të zgjidhim problemet e ekipit. Unë kam kontratë deri në nëntor 2019, nëse shkoj në Europian vazhdoj, në të kundërt kthehem në shtëpi”.

Liga e Kombeve është mbyllur ashtu si askush nuk e mendonte, të paktën duke qenë se pretendimet ishin ta fitonim. Kohë bilancesh, që italiani i pankinës nuk ngurron ta bëjë, duke mësuar nga pësimet. Futbolli ofensiv, ai që do të bënte ndryshimin sipas tij, nga skuadra që i la trashëgim De Biasi, ka qenë një ide e gabuar.

“Ka 1 vit e gjysmë që ekipi ka bërë një rënie, objektivi është të ecim sa më parë. Nga tuneli dilet duke punuar. Askujt nuk i intereson të thotë sa lojtarë i kanë munguar Shqipërisë në 1 vit e gjysmë. Unë grupin e kam në mendje, kam 6-7 lojtarë të dëmtuar që nuk janë. 10 lojtarë që kanë luajtur ndaj Skocisë nuk luajnë me klubet e tyre. Ky është një problem për mua. Ideja për të shkuar në një futboll ofensiv, ka qenë e gabuar”.

Për kombëtaren e Shqipërisë nis e gjitha nga fillimi, e për ironi të fatit kundër një skuadre britanike, në stil e ngjashme me Skocinë që na dërrmoi kockat në Loro Borici. Ndoshta në Elbasan është koha të tregojmë se ka nisur një moment i ri, duke parë me bindje drejt fushatës eleminatore të Euro 2020.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI