Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Kokaina nga Shqipëria në duart e Ndranghetas, paratë investohen në lojërat e fatit

Lapsi.al 19 November 2018
Kokaina nga Shqipëria në duart e Ndranghetas, paratë investohen

Kryeprokurori i Antimafias Italiane, Federico Calfiero De Raho, ka konfirmuar dhe një herë sot lidhjet mes trafikantëve shqiptarë të drogës e mafias kalabreze Ndrangheta.

Gjatë një konference me të gjtiha strukturat e prokurorive italiane, ai ka theksuar fuqinë ekonomike të mafias italiane e shtirë pothuajse në të gjithë Europën dhe që përmes shoqërive offshore dhe investimeve në biznesin e lojërave të fatit, riciklon paratë e pista duke infuencuar tregjet ekonomike kudo qofshin.

"Mafiet nuk janë më ashtu siç imagjoneheshin një herë e një kohë. Janë sipërmarrje në të gjitha drejtimet me pasuri të pakufijshme që ndikojnë në ekonominë reale" ka deklaruar sot Kryeprokurori i Antimafias e Antiterrorizmit italian Federico Calfiero De Raho, gjatë konferencës vjetore "Masat parandaluese ndaj kapitalit; legjislacioni e praktikat e veprimit" mbajtur në qytetin e Venecias.

"Mafia kalabreze, Ndrangheta, tha ai, kontrollon një ekonomi të gjerë përmes trafikut të kokainës që mbërrin me tonelata nga Amerika jugore dhe hyn në Itali përmes porteve të Livornos, Gioa Taura, Napoli e Salerno, por dhe përmes porteve të Adriatikut në Shqipëri".

Sipas kryeprokurorit të Antimafias, Ndrangheta ka shtrirë duart dhe në veri të Europës përmes një organizimi sipërmarrës që vendos njerëzit e tyre në të gjitha pikat e referimit për biznesin e tyre.

"Tregu i drogës, tha ai, përmes shoqërive offshore investon në shoqëritë e lojërave të fatit, duke bërë qarkullimin e parave e kushtëzimin e tregjeve kudo qofshin".

"Faktikisht, ka deklaruar De Raho, gjendemi përballë një borgjezie mafioze që merret me shuma parash të pallogaritshme me profesionistë, kontabël e avokatë që shndërrohen në mëndjen e tyre të rafinuar."/Ora News

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI