Flash

Jepet alarmi për përmbytjet, rrezikojnë dy qarqe

Lapsi.al 19 November 2018
Jepet alarmi për përmbytjet, rrezikojnë dy qarqe

Nëse rreshjet e shiut kanë qenë të pakta përgjatë të gjithë vjeshtës, ditën e nesërme do të rikthehen thuajse në të gjithë vendin.

Ndër të tjera, IGJEUM njofton:

“Mundësi për përmbytje të lokalizuara nga përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël ose në zona urbane, kryesisht përgjatë fundit të ditës së nesërme në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër”- paralajmeron IGJEUM.

Reshjet

Sot pasdite (e hënë, dt.19) dhe nesër (e martë, dt.20) priten reshje intensive, deri lokalisht shumë intensive në shumicën e qarqeve. Ndërsa në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje shumë intensive (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Mundësi për përmbytje të lokalizuara nga përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël ose në zona urbane, kryesisht përgjatë fundit të ditës së nesërme në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër.

Temperaturat

Nesër (e martë, dt.20) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 12 / 16 °C në vendet e ulëta: 11 / 18 °C në vendet malore: 4 / 10 °C

Era

Sot pasdite (e hënë, dt.19) dhe nesër (e martë, dt.20) era pritet të fryjë e lehtë”, njoftohet ndër të tjera.

Të këshilluara

Bie ortek në Dardhë, bllokohet rruga

Qarku i Korçës është më i prekuri nga reshjet e dëborës. Raportohet se sot pasdite ka rënë një ortek në zonën e Dardhës, duke bllokuar rrugën Boboshticë-Dardhë ...

17:31

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI