Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Gjykata e Lartë kthehet në depo me 30 mijë dosje që presin të shqyrtohen

Lapsi.al 19 November 2018
Gjykata e Lartë kthehet në depo me 30 mijë dosje që presin

Ndërtesa e Gjykatës së Lartë është kthyer në një depo dosjesh që nuk dihet se kur do shqyrtohen. Janë 30 mijë dosje pezull të vendosura në salla, korridore dhe zyrat e avokatëve. Çdo ditë paraqiten 50 kërkesa për gjyqe ndërsa dhjetëra mijë persona janë në pritje të radhës prej disa vitesh.

Prej dy dekadash Enver Isufi endet gjykatave në kërkim të drejtësisë. Një banesë 74 m2 në Tiranë që iu la trashëgimi nga i ati, u kthye në mollën e sherrit gjyqësor mes tij dhe të vëllait.

Të dy ata shpresuan se gjyqësori do t’ua pjesëtonte pasurinë në mënyrë të tillë që të dy të mbeteshin të kënaqur. Por kur peshorja e njërës gjykatë jepte një vendim, vëllai tjetër ankohej në Gjykatën më të lartë. Pesë vite më parë në apel fitoi Enveri, por i vëllai dorëzoi rekurs dhe që prej atëherë Gjykata e Lartë s’ka shpallur ende datë gjyqi.

Por stoku i dosjeve qe presin për t’u gjykuar po shkon 30 mijë. Problemi është mbartur në vite dhe se fundmi doli në sipërfaqe përsa kohë që Gjykata Supreme ka mbetur vetëm me 4 anëtarë.

Aktualisht Gjykata e Lartë shqyrton çështjet urgjente dhe kalendari i ka mbetur në 2014.

Çdo ditë regjistrohen 50 çështje të reja, një prurje e lartë krahasuar me 100 në javë që mbyllen. Ndaj ambientet e brendshme tashmë i ngjajnë një magazine të madhe ku depozitohen pambarimisht dosje.

Në situatën ku gjendet drejtësia, postulati: Drejtësi e vonuar drejtësi e mohuar nuk ka më kuptim. Gjykata e Lartë nuk ka me vend për të arkivuar dosjet, ndaj edhe zyrat e gjyqtarëve janë përshtatur si mini arkiva.

Në këto kushte që prej muajit shtator, Gjykata e Lartë ka kërkuar ndihmë nga një institucion tjetër për të sistemuar dosjet e rekursit./tch

Të këshilluara

Bie ortek në Dardhë, bllokohet rruga

Qarku i Korçës është më i prekuri nga reshjet e dëborës. Raportohet se sot pasdite ka rënë një ortek në zonën e Dardhës, duke bllokuar rrugën Boboshticë-Dardhë ...

17:31

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI