Flash

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore

Prindërit e studentëve të ndaluar gjatë protestave në Tiranë denoncojnë dhunën policore dhe arrestimet që i konsiderojnë të padrejta. Mes ankthit për fatin e fëmijëve dhe zhgënjimit nga institucionet, ata rrëfejnë vështirësitë ekonomike, mungesën e perspektivës dhe frikën se të rinjtë që dolën në rrugë për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Shqipëri, do të përfundojnë duke u larguar prej saj.

12:47

Detajet/ Si u ashpërsua masa e sigurisë për Ervis Martinaj

Lapsi.al 19 November 2018
Detajet/ Si u ashpërsua masa e sigurisë për Ervis Martinaj

Gjykata e Apelit pranoi kërkesën e prokurorisë për të ashpërsuar masën e sigurisë nga “burg me afat 30 ditë” në “burg pa afat” për Ervis Martinaj i arrestuar pas një përplasje me armë me një të vrarë në ish-bllok.

Gjykata e Apelit pranoi kërkesën e prokurorisë për të ashpërsuar masën e sigurisë nga “burg me afat 30 ditë” në “burg pa afat”, për Ervis Martinaj i arrestuar pas një përplasje me armë me një të vrarë në ish-bllok.

Martinaj i cili po ashtu mbeti i plagosur në përleshjen e cila ndodhi në fillim të tetorit, akuzohet për “vrasje të mbetur në tengtativë”, ndërsa prokuroria po e heton edhe për “zhvillim bastesh të paligjshme”, “pastrim parash” e akuza të tjera.

Fillimisht gjykatësi Artan Gjermeni në Shkallën e Parë vendosi masë sigurie me afat 30 ditë, duke kërkuar më shumë prova nga prokuroria. Në Apel Hysni Demiraj ka pranuar pretendimin e prokurorit Gent Xholi që përfaqësoi akuzën, dhe ka hequr kufizimet kohore mbi masën e sigurisë.

Bashkë me Martinajn me masë sigurie arresti me burg është edhe Eljon Hato, i cili po ashtu u plagos gjatë përleshjes, në të cilën mbeti i vrarë Fabjol Gaxha. Mbrojtësit kërkuan lirimin e tyre duke pretenduar se ata nuk kishin qenë pjesë e përplasjes me armë.

Po ashtu i arrestuar për përplasjen me armë është dhe Geldo Hoti, ndërsa në kërkim janë Ervin Mata, Fabio Allushi, Meviol Bilo dhe Ajaks Boshnjaku. Këta të fundit janë nën akuzë për vrasjen e Gaxhës.

Nga personat e identifikuar si të përfshirë në përplasje Martinaj është me precedentë penalë. Ai është akuzua për një vrasje në vitin 2015, por u dënua për një akuzë të lehtë me vetëm 1 vit e katër muaj. Martinaj po ashtu u përmend edhe gjatë dëshmive në gjyqin ndaj Emiljano Shullazit, ndërsa rezulton se ka një dënim me tre muaj burg për “organizim lojrash të paligjshme të fatit”./BIRN/

Të këshilluara

Dalin pamjet e arratisjes së Gruevskit

Mediat malazeze kanë publikuar pamjet e para të arratisjes së ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski. Më 11 Nëntor ai kaloi nga Shqipëria drejt Malit t...

22:57

Emrat/ Ja kë arrestoi policia në Elbasan

Mësohet se dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shoqëruar nga aksioni i zhvilluar këtë të shtunë në Elbasan nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe for...

19:13

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI