Një sëmundje e padukshme, e vështirë për tu diagnostikuar edhe për mjekët sportivë, ka qenë ajo që në 4 marsin e kaluar i mori jetën papritur Davide Astorit. Kjo është ajo që është zbuluar nga konsulenca e fundit në lidhje me vdekjen e kapitenit të Fiorentina i gjetur pajetë në një dhomë hoteli në Udine, 8 muaj më parë, përpara ndeshjes me Udinese. Sipas asaj që bën të ditur Corriere della Sera, konsulenca ishte kërkuar nga prokurori i Firences Giuseppe Creazzo për ekspertin botëror të kësaj sëmundje, profesor Domenico Corrado i Universitetit të Padovas për të nxjerrë një përfundim: mund të shpëtohej Astori?
Universiteti i Padovas, i specializuar në kërkimet e patologjisë (fribrilacion artrial) ka analizuar rreth 800 çështje vdekjesh të papritura të rinjsh nën 35 vjec dhe ka bërë të ditur se "disa qindra janë atletë": kjo për shkakun se tek të rinjtë me këtë patologji, aktiviteti sportiv shumëfishon me 5 rrezikun e vdekjes. Konsulenca mbi cështjen Astori ka evidentuar se nga kontrollet e bëra mbi lojtarin, i fundit i bërë fare pak vdekjes, nuk kishte gjurmë anomalie evidente në zemër. Bëhet fjalë për një sëmundje vrasëse që prek një të ri në 5000 nën 35 vjec: një sëmundje e fshehur në gjendje të godasë papritur e që në 20% të rasteve nuk lë shenja të qarta. E Astori bën pjesë pikërisht në këtë grup. Rezultati nuk jep në fakt për gjykatësit siguri përsa i përket përgjegjësisë, për këtë shkak edhe hetimet mbeten të hapura.