Flash

Arrestohet shefi i gjigandit të makinave, Nissan

Lapsi.al 19 November 2018
Arrestohet shefi i gjigandit të makinave, Nissan

Eshtë vënë në pranga shefi i gjigantit të prodhimit të makinave, Nissan. Ai është akuzuar për mos raportimin e plotë të pagës së tij dhe përdorimin personal të aseteve të kompanisë.

Carlos Ghosn, gjithashtu drejtues i kompanive 'Renault' dhe 'Mitsubishi', është arrestuar lidhur me pretendimet për 'sjellje të pahijshme financiare'.

Ghosn, një figurë e lartë në industrinë e makinave, do të shkarkohet nga firma pas një takimi të bordit të enjten, tha shefi ekzekutiv i firmës.

Firma tha se nuk mund të japë detaje të mëtejshme mbi veprat penale.

Ndërsa Nissan ka kryer hetime të brendshme për disa muaj, nxitur nga një raportim.

Sipas mediave japoneze, Ghosn nuk raportoi një shumë që arrinte deri në 44 milionë dollarë gjatë një periudhe pesëvjeçare nga viti 2011.

Nga viti 2010, firmave japoneze u është kërkuar të zbulojnë pagat e drejtuesve që fitojnë mbi 886 mijë dollarë ose 100 milionë jen.

"Nissan thellësisht kërkon falje për shkak të shqetësimit të madh të aksionerëve tanë,"- tha kompania.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI