Flash

Video/ Zvicra i bashkohet Anglisë në Final Four, Kroacia ndryshon kategorinë

Lapsi.al 18 November 2018
Video/ Zvicra i bashkohet Anglisë në Final Four, Kroacia ndryshon

Zvicra është skuadra e fundit e kualifikuar, në Final Four të Ligës së Kombeve, duke iu bashkuar kështu Anglisë, që misionin e përmbushën duke rrëzuar një divizion më poshtë Kroacinë. Humbet mundësinë e artë për tiu bashkuar Finlandës së vendit të parë Greqia, e mundur në shtëpi nga Estonia e vendit të fundit.

E megjithatë rezultatin më spektakolar e shënoi Zvicra, që fitoi me përmbysje përballë një superfuqie si Belgjika, që vetëm e tillë nuk ishte në mbrëmjen e sotme. E të mendosh që pas 17 minutash Djajtë e Kuq udhëhiqnin 0-2 me dygolëshin e Thorgen Hazard. Por ndeshja zgjat 90 minuta dhe Zvicra e udhëhequr nga inteligjenca e Shaqirit dhe sfikasiteti i Seferovic likuidojnë Belgjikën me një shuplakë që belgët do ta mbajnë mend gjatë.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/lk/lkMz.mp4

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/6v/6v1a.mp4

Tre gola të Seferovic i cojnë shifrat 5-2 kundër një Belgjikë që shthuret lehtë, duke u bërë një mirazh i largët i asaj skuadre solide të parë në Rusi.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/nk/nkWM.mp4

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/aj/aj9Q.mp4

Në ndeshjen decizive të grupit 4 të Ligës A, Anglia thyen 2-1 Kroacinë në Wembley, po me përmbysje, duke arritur kualifikimin në Final Four. Kramaric (57') kaloi në avantazh nënkampionët e botës, përpara përmbysjes së Lingard (78') e Kane (86') që i lejoi parakalimin ndaj Spanjës.

Katër muaj më pas, Tre Luanët hakmerren për humbjen në gjysëmfinale të Botërorit dhe në qershor Anglia do të diskutojë Nations League me Hollandën ose Francës, Portugalinë e Zvicrën. Për Kroacinë një turne i hidhur, duke qenë se rrëzohet një divizion më poshtë.

Në ndeshjet e tjera, Greqia mundet në shtëpi nga Estonia e vendit të fundit, duke i lënë kështu vendin e parë Finalndës, edhe pse nordikët u mundën 2-0 nga Hungaria. Për Divizionin D, Bjellorusia fiton grupin 2 (2-0 ndaj San Marino) e feston kështu promocionin në Divizionin C.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI