Flash

Sturridge në telashe: baste në familje mbi kalimin e tij tek Inter

Lapsi.al 18 November 2018
Sturridge në telashe: baste në familje mbi kalimin e tij tek Inter

Daniel Sturridge ka probleme të mëdha dhe rrezikon një dënim të gjatë. Federata Angleze e Futbollit (FA), ka hapur një hetim mbi sulmuesin e Liverpool për një çështje bastesh dhe shtypi britanik tregon detajet e para mbi atë që duket një ngjarje e rëndë. Sipas asaj që bën të ditur "The Sun", një i afërm i futbollistit ka vendosur 10 mijë stërlina bast për transferimin e tij tek Inter, ndërsa një tjetër familjar, më parë, kishte vendosur një shifër të konsiderueshme për transferimin e sulmuesit tek West Bromwich, lëvizje që rezultoi e vërtetë.

Faktet i takojnë janarit të këtij viti, përpara se sulmuesi i Liverpool të huazohej tek WBA. Sipas akuzës, pavarësisht se Federata angleze i ndalon kategorikisht anëtarëve të saj të vendosin baste ose t'i japin informacione të afërmve e miqve, futbollisti e ka informuar kushëririn se do të kalonte tek Inter (nuk shpjegohet ndryshe shifra e lartë). Negociata pastaj nuk është konkretizuar.

Basti i kushëririt të Sturridge për transferimin e këtij të fundit te zikaltrit ishte regjistruar zyrtarisht në 17 janar 2018 dhe ka bërë që FA të nis hetimet. Sulmuesi i "Reds" që nuk ka bërë asnjë koment zyrtar, por që i ka garantuar drejtuesve të klubit të tij së i ka respektuar gjithmonë rregullat, ka kohë deri në orën 18:00 të datës 20 nëntor për t'iu përgjigjur akuzave. Nëse këto të fundit do të konfirmohen, Sturridge rrezikon një sanksion ekonomik dhe një pezullim nga aktiviteti futbollistik.

Të këshilluara

Video/ Kroacia befason në Wembley

Anglia kërkonte vendin e parë në grup, e fortë se luante në shtëpi, por rrezikon tashmë të zbresë një divizion më poshtë, pas golit të avantazhit për Kroacinë. ...

16:24

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI