Flash

Spekulimet për arratisjen e Gruevskit, dyshime për destinacione si Rusia apo Turqia

Lapsi.al 18 November 2018
Spekulimet për arratisjen e Gruevskit, dyshime për destinacione si

Mediat maqedonase thonë se Nikolla Gruevski mund ta ketë lënë edhe Hungarinë. Ato citojnë një funksionar të lartë të partisë së tij, VMRO DPMNE, të pohojë se destinacioni i ish-kryeministrit në arrati është Rusia ose Turqi.

Më herët ishte shtypi hungarez ai që lëshonte spekulime mbi mënyrën e largimit të Gruevskit, duke aluduar se ai u largua me avionin e një oligarku të afërt me shefin e ekzekutivit hungarez, Viktor Orban.

Sipas informacioneve që DW i mori nga policia malazeze, Gruevski ka hyrë në Mal të Zi nga pika kufitare Bozaj. Ai shoqërohej nga dy diplomatët hungarezë të stacionuar në Tiranë, Antal Kulcsár dhe Csaba Várfalvai, shkuan Top Channel.

Pasi ndërroi makinën në Podgoricë, kishte vazhduar nëpër Mal të Zi në drejtim të pikës kufitare me Serbinë, Dobrakovo, i shoqëruar nga dy diplomatë hungarezë të stacionuar në Mal të Zi.

Deri tani për këto informacione ka vetëm një konfirmim nga pala e qeverisë hungareze: Të enjten, Gergely Gulyás, shefi i kancelarisë së kryeministrit Orbán, tha në konferencën e shtypit se ishte e vërtetë qe Nikola Gruevski e kishte përforcuar kërkesën e tij për azil në Ambasadën e Hungarisë në Tiranë, shkruan Top Channel.

Por Gulyás e mohoi prerazi që shteti hungarez dhe organet zyrtare hungareze ta kenë ndihmuar Gruevskin për të dalë nga Maqedonia.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI