Flash

Panucci i shkarkuar në shtëpi: për trajnerin nuk është çështje lekësh, për FSHF po...

Lapsi.al 18 November 2018
Panucci i shkarkuar në shtëpi: për trajnerin nuk është

Pritja në konferencën për shtyp pas ndeshjes, apo në intervistat në të nxehtë, edhe pse nuk do të ishte fjala e duhur pas dushit të ftohtë të Skocisë në Loro Borici, ishte krejt tjetër nga ajo që deklaroi tekniku i kombëtares Christian Panucci: "Përgjegjësia është e gjitha e imja, por do të shohim cfarë duhet të rregullojmë". Nga dorëheqja as një gjurmë, të paktën prej tij, sepse burime brenda FSHF-së njoftojnë divorcin me teknikun italian, që do të jetë në detyrë faktik deri pas miqësores së 20 nëntorit me Uellsin, edhe pse gjërat janë vendosur.

Prapaskenat e cështjes nuk janë të thjeshta, por jo edhe aq të përbëra. Në Federatë vendimin e kanë marrë, por nëse nuk ka ende një dalje publike është sepse stepen nga fatura financiare për tu paguar në kërë rast: 280 mijë euro, deri në përfundim të fushatës eleminatore për kampionatin Europian, nga të cilat mbeten për tu likuiduar në rast shkarkimi 140 mijë euro.

Kush mendon se është cështje parash për italianin e ka gabim: Panucci vlen në radhë të parë prestigjin dhe shpreson se duke qendruar në krye të kuqezinjve, me rikthimin e lojtarëve të rëndësishëm që i kanë munguar në aventurën e pafat në Ligën e Kombeve, mund ti drejtojë gjërat në fushatën eleminatore për Euro 2020, duke rregulluar dukshëm imazhin e një trajneri të ri, që pas aventurave të pallogaritshme me Livornon e Ternana nuk do të dështojë në eksperiencën më të rëndësishme të karrierës.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI