Flash

MotoGP/ Në Valencia, mes shiut e rrëzimeve, triumfon Ducati i Dovizioso

Lapsi.al 18 November 2018
MotoGP/ Në Valencia, mes shiut e rrëzimeve, triumfon Ducati i

Andrea Dovizioso triumfon në Cmimin e Madh të Comunità Valenciana e rrëmben fitoren e katërt sezonale në raundin e fundit të Botërorit 2018. Piloti i Ducati ka marrë vendin parë në një garë të çmendur, të kondicionuar nga shiu i rrëmbyeshëm dhe rrëzimet në pistë, që bënë viktimë kampionin e sapokurorëzuar Marquez, Vinales e në fund edhe Valentino Rossi, që ishte në luftë për fitoren. Në podium edhe Suzuki i Rins e KTM e Espargaro.

Në garën e fundit të Botërorit është gati e pabesueshme ajo që ndodhi. Shiu i lehtë që binte mbi cirkuit në nisje u shndërrua shpejt në një stuhi, që xhiro pas xhiro shënoi viktimat duke e shndërruar në një garë me eleminim. Asfalti i lagur nuk kurseu asnjë dhe shumë pilotë përfunduan përtokë të tradhëtuar: Miller, Petrucci, Aleix Espargaro, Luthi, Iannone, e në fund edhe Marquez e Vinales provuan rërën, përpara se komisarët e pistës të ndalonin garën.

Në fund triumfoi Dovizzioso, që dominimin e shfaqi në tetë xhirot e fundit, ku Valentino Rossi provoi ti qendronte pas, por katër xhiro nga flamuri u rrëzua edhe ai, duke e mbyllur garën i 13°. Një garë e bukur me fund të keq për Doktorin që nuk mori dot asnjë fitore në këtë sezon, gjë që në 23 vjet karrierë i kishte ndodhur vetëm në dy vitet me Ducati.

Të këshilluara

Video/ Kroacia befason në Wembley

Anglia kërkonte vendin e parë në grup, e fortë se luante në shtëpi, por rrezikon tashmë të zbresë një divizion më poshtë, pas golit të avantazhit për Kroacinë. ...

16:24

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI