Flash

Manipulimet Rama- Veliaj për fshehjen e tenderimit 40 milionësh

Lapsi.al 18 November 2018
Manipulimet Rama- Veliaj për fshehjen e tenderimit 40 milionësh

Gjithkush e ka parë me çudi shfazimin e Erion Veliajt që ka pranuar ditët e fundit të marrë lehtësisht mbi vete etiketimet “racist”. Kryebashkiaku që jemi mësuar ta shohim gjithnjë përmes klisheve idilike, duke mbajtur në krahë një fëmijë rom, duke i servirur një supë të ngrohtë një gjysheje të moshuar, duke ngritur gosti në datëlindjen e një aktori të madh, papritmas shpërtheu në terma jo të zakonshëm për gjuhën e tij, dukë përbuzur “shpellarët”, duke i krahasuar ata me dëmet që nazistët i bënë Tiranës dhe duke ironizuar të zbriturit në kryeqytet.

Dhe dyshimet janë se këto nuk kanë të bëjnë me lapsuse të pandërgjegjshme. Apo me një dalje nga kornizat e imazhit që i imponohet publikut përmes kasetave të gatshme që shpërndan zyra e tij e propagandës.

https://www.facebook.com/1195907813771518/videos/1897701473662175/

Ato duhen parë në kuadër të një serie “provokimesh” që po zhurmojnë me breshëri, që kur u hap afera e tenderimit të unazës së re. Ato duhen parë në sintoni me strategjinë e Edi Ramës për të nxitur debat rreth shembjes së shqiponjës, që kryeministri e konsideroi se një horror estetik. Lapsi.al i ka parë në këtë dinamikë:

Rezultate imazhesh për rama shqiponj

Rezultate imazhesh për rama shqiponja

Pas këtyre provokimeve të Ramës me disa statuse me radhë dhe të Veliajt në disa qendrime njëri pas tjetrit, shumëkush u mor me faktin se a i takon shefit të shumicës të jetë njëkohësisht edhe kryeesteti i shijeve të shqiptarëve. Të tjerë iu turrën kryebashkiakut për ligjërimin e tij fashistoid dhe për përbuzjen e njerëzve në hall.

Në fakt debati rreth asaj që po ndodh tek unaza e re u fokusua shumë tek këto aspeke, prodhoi shumë llafollogji dhe harxhoi shumë energji, duke i zënë hapësirën një debati real. Atij se, për ndërtimin e segmentit Pallati me shigjeta- Unaza e re, janë tenderuar 40 milionë euro vetëm për 2.2 Km rrugë. Dhe më keq akoma, se kjo gjë është bërë me një konkurencë fiktive dhe me një “garë”, ku realisht kanë marrë pjesë vetëm klientët e përzgjedhur në oborrin e Ramës.

Pra askush nuk na pengon pas zbulimit të këtij manipulimi, të mendojmë se ai kërkoi të fshihet nga një manipulim më i madh: Hapja e debatit të provokuar nga Rama për shëmtinë e shqiponjës dhe atij të nxitur nga Veliaj, për shpellarët apo sinazistët e rinj.

Rilindasit tashmë e kanë sofistikuar teknologjinë e mbivendosjes së debateve shterpë mbi ato reale, që vërtiten rreth vjedhjeve apo kriminalizimit të tyre.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI